osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politikanëve u ka hyrë tmerri: I kërkojnë Sandër Lleshit truproja më të përgatitura dhe të besueshme me ligj

Politikanëve u ka hyrë tmerri:  I kërkojnë Sandër Lleshit truproja më të përgatitura dhe të besueshme  me ligj

Krerët e institucioneve i kanë kërkuar zv.ministrit të Brendshëm, që ka kompetencat e ministrit, Sandër Lleshit, ndryshimin e truprojave, për t’i zëvendësuar me truproja më të përgatitura dhe të besueshme

Larja e hesapeve mes bandave më të rrezikshme mafioze në Shqipëri për pazaret e drogës dhe luftën për kapjen e tregut të bixhozit ka tmerruar pushtetarët shqiptarë.

Këta të fundit janë të frikësuar në palcë, pasi kanë ndërhyrë me ligje dhe me forma të tjera, duke favorizuar një bandë dhe nxjerrë jashtë lojë një tjetër. Vrasja mafioze e kapos së Vlorës, Edison Harizaj, disa ditë më parë është lexuar si një mesazh i qartë për politikanët.

Edhe krerët e politikës dhe pushteteve i kanë kërkuar zv.ministrit të Brendshëm, që ka kompetencat e ministrit, Sandër Lleshit, ndryshimin e truprojave, për t’i zëvendësuar me truproja më të përgatitura dhe të besueshme.

Ata i kanë kërkuar ministrit të komanduar të hartojë një projektligj të ri për ruajtjen dhe sigurinë e jetës së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas burimeve, projektligji do të paraqitet shumë shpejt në Kuvend.

Projektligji përcakton ngritjen e një trupe elitë vetëm për mbrojtjen e pushtetarëve nga bandat, pas lojës së rrezikshme për kapjen e tregut të bixhozit dhe ndërhyrjes në linjën e trafikut të kokainës. Kjo trupë do të stërvitet dhe trajtohet me metoda speciale./Pamfleti