Gjykata e Apelit për Krime të Rënda lë në fuqi vendimin për konfiskimin e pronave të ish-deputetit Mark Frroku.
Apeli ka hequr nga sekuestro vetëm 4 prona të konfiskuara më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Frroku u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për ‘Fshehje të pasurisë’, ‘Pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm’.
Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin.
Gjithashtu në listën e pasurive të Frrokut janë edhe garazhe në Tiranë dhe sipërfaqe toke në Lezhë.
Vlera e pasurive është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro.