Dëgjojmë gjatë gjithë kohës të përflitet për operacionet plastike. Njerëzit janë të dyzuar, herë i urrejnë dhe herë i duan ata që vendosin të realizojnë ndryshime në pamjen e vet, ndonëse diçka e tillë i ka shërbyer atyre për të rritur vetbesimin.
Ne ju themi të bëni çfarëdo ju ndihmon të ndiheni mirë me veten, për sa kohë nuk humbisni identitetin tuaj. Dhe për t’ju siguruar se diçka e tillë është e mundur.
Ju prezantojmë personazhet shqiptare që kanë zvogëluar hundën bashkë me ndonjë ndryshim tjetër të vogël në fytyrë dhe ia kanë dalë të duken shumë bukur!
Atifete Jahjaga
Në nëntor të vitit të kaluar foto të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga nisën të qarkullojnë në internet. Jahjaga dukej një version i përmirësuar i vetes, me profil më të vogël, dhëmbë të rregullt dhe fytyrë më të tërhequr e të mbushur në të gjitha vendet e duhura. Punë e paqme Atifete!
Monika Kryemadhi
“I shëmtuari s’ka çfarë humbet. Unë kam qenë e shëmtuar gjithë jetën time,” ka thënë Monika Kryemadhi në një intervistë të një viti më parë, pyetur rreth ndërhyrjeve që ka realizuar në fytyrë. Ndonëse ne mendojmë se kryetarja e LSI-së është treguar pak e ashpër me veten, ndryshimet në pamjen e saj janë të dukshme. “Rregullimet e vetme që kam bërë janë dhëmbët dhe flokët, sepse po ta shohësh më janë zbardhur flokët,” vijoi ajo. Kryemadhi ka rënë po ashtu në peshë dhe të na pyesni ne, ka ndryshuar hundën dhe mund t’i ketë injektuar ndonjë mbushës buzëve, megjithatë që është konsultuar me një profesionist kjo është e sigurt.
Venera Lumani
Këngëtarja pranoi në tetor të vitit të kaluar që kishte zvogëluar hundën. Dhe rezultati është një hundë e këndshme dhe më e hollë, që i kanë dhënë një pamje më të ëmbël në fytyrë.
Bleona Qerreti
Bleona ka patur po ashtu komplekse me hundën e saj të mëparshme dhe e ka zëvendësuar me një hundë të re, më të vogël dhe më të hollë, që i ka dhënë ëmbëlsi në fytyrë pa ihumbur individualitetin e fytyrës.
Nora Istrefi
Nora ka realizuar ca ndryshime të vogla në fytyrë që vetëm sa e kanë perfeksionuar më shumë. Këngëtarja ka zvogëluar hundën, por ndryshimi i vërtetë i ka ardhur nga fryrja e buzëve. Nora ka patur gojë të vogël, por me një mbushje të vogël ia ka dalë të ketë buzë Pokahontasi.
Tuna
Po ju lëmë ta gjykoni vetë, Tuna e ka ditur mirë çfarë i duhej të ndryshonte, e bëri dhe ka nxjerrë më të mirën e vetes. Një profil më i drejtë dhe buzë më të trasha, këngëtarja që sot është bërë nënë këndonte me më shumë vetbesim se kurrë.
Lori Hoxha
Lori ka thënë që ‘nuk ka lindur kështu’ dhe se ‘ka bërë dhe do bëjë ç’ti dojë qejfi’ dhe mirë bën. 24-vjeçarja i ka tiparet të harmonizuara bukur dhe me ç’kuptojmë nga materialet që na servir në rrjetet sociale, ndihet mirë me pamjen e saj.
Hidhini një sy fototve dhe shihni ndryshimin:
: