Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se dje në Bularat ishin të pranishëm esktremistë e ushtarakë të njohur grekë. Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook ku shfaqet Karathano. Hoxha shkruan se ai organizoi incidentet në Bulerat. Sipas Hoxha, Karathano duhej arrestuar urgjentisht.
Postimi i Hoxhës
Karathano dhe skuadra e sigurise e Agimit te Arte duke e shoqeruar ate ne qender te Himares diten e zgjedhjeve lokale me 8 maj 2011. Shikoni cfare karshilleku dhe cfare demostrimi kunder autoriteteve shqiptare dhe banoreve te Himares ben Karathano diten per diell ne mbeshtetje te Vasil Bollanos, dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Vetem per kaq ai nuk duhej lejuar dje, te kalonte traun e doganes ne Kakavije, per te mos thene qe pasi organizoi maskaraden e Bularatit duhej arrestuar urgjentisht qe te mos e shihte driten e diellit per disa vite ne burgjet shqiptare…