Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për herë të parë lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.
Në një deklaratë për mediat Meta tha se i fton të gjithë të lëxojnë Kushtutën.
“Ftoj amatorët dhe të njëanshmit të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.
A mundet parlamenti të rrezojë dekretin e presidentit për një ministër?! Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë” tha Meta.
Vazhdon të flas si analfabet funksional, duke na mësuar se si ta lexojmë Kushtetutën, e cila për ato që nuk janë në nivelin e tij dhe të atyre që e këshillojnë, nuk i japi asnjë të drejtë mbi ekzekutivin aq më pak për mosdekretimin e një anëtari qeverie dhe pyetja e dytë që bënë analfabeti, se a mundet parlamenti të rrëzoi dekretin e presidentit për një ministër, e ka përgjigjjen edhe për ata, që nuk e kuptojnë çfarë thonë: Në republikat parlamentare parlamenti është organi kryesor vendimarrës i shtetit, kurse presidenti figurinë honorifike, pra nuk ka tagrin e vendimit individual, pa u miratuar apo mos miratuar nga Kuvendi/ Ekskluzive.al