Vasilis Tolios, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, është ndarë nga jeta mbrëmjen e 8 nëntorit pasi vuante nga kanceri.
Ai ka qenë zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme greke para se t mbante postin aktual.
Tolios gjithashtu ka mbajtur për 6 vite (2007-2013) edhe postin e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Sidnei, Australi.
Bashkëshortja e tij Dora Toumanidou, ishte emëruar në postin e zv/konsullit.
Kohët e fundit Konsulli grek në Gjirokastër ishte përfshirë në aktivitete në lidhje me vdekjen e ekstremistit Kaçifas dhe ishte takuar edhe me prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.