osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush do ta zëvendësojë Angela Merkelin në krye të CDU?

Kush do ta zëvendësojë Angela Merkelin në krye të CDU?

Njëra nga akuzat e përhershme që vjen nga qarqet konservatore të CDU-së është se Merkeli e ka socialdemokratizuar partinë dhe kështu ka humbur shumë mbështetës konservatorë. Por mbi të gjitha Merkeli urrehet për shkak se, siç thuhet, në verë të vitit 2015 “hapi dyert” për një milion refugjatë nga Siria dhe vatrat e tjera të krizave. Pranimi i refugjatëve ishte një akt unik i solidaritetit dhe humanizmit gjerman, për të cilin Merkeli do të mbahet në mend gjatë.

Shkruan Enver Robelli

Pas rënies masive të përkrahjes për partinë e saj CDU, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vendosur ta dorëzojë postin e kryetares së partisë. Nëse shef i CDU-së zgjidhet Friedrich Merz, një antipod i Merkelit, atëherë ditët e saj si kancelare janë të numëruara.

Roland Koch, Ole von Beust, Friedbert Pflüger, Christian Wulff, Christoph Böhr, Friedrich Merz. Këta emra nuk i thonë asgjë lexuesve në viset shqiptare. Por këta emra nuk u thonë gati asgjë as të rinjve gjermanë. Të gjithë këta burra dikur kanë qenë politikanë me perspektivë në partinë konservatore CDU. Disa kanë luajtur rol të rëndësishëm si kryeministra në krahinat (landet) gjermane, të tjerët në Bundestag, në Parlamentin gjerman. Por të gjithë këta e kanë humbur betejën me shefen e partisë dhe kancelaren Angela Merkel. Disa prej tyre Merkeli i ka shtyrë anash me ashpërsi, disa të tjerë me kurthe të rëndomta politike, disa me durimin e saj stoik.

Por, ashtu siç i erdhi fundi Helmut Kohlit në vitin 1998, pasi gati dy dekadave në krye të Gjermanisë, tani edhe Angela Merkeli po e sheh perëndimin e karrierës së saj politike. Vitin e kaluar ajo kandidoi për herë të katërt për postin e kancelares. Këtë e bëri jo me vullnet të madh, por më shumë për shkak se ndihej disi e obliguar.

Rrethanat ndërkombëtare po bëheshin dramatike. Në SHBA një politikan antipolitikan si Donald Trumpi ishte futur në Shtëpinë e Bardhë një vit më parë (2016), dhe po rrotullonte gjithçka që deri më tani karakterizonte rendin në botën perëndimore. Një shumicë britanike në referendum vendosi ta braktisë Bashkimin Evropian. Kudo në Evropë e djathta ekstreme po fitonte mbështetje. Ishte vetë Barack Obama që e kishte lutur kancelaren Merkel të qëndrojë edhe më tutje në politikë. Dhe ajo qëndroi. Mediat ndërkombëtare e shpallën “gruan më të fuqishme në botë”, publicistët e quajtën “mbretëreshë të Evropës”.

Por, rënia e mbështetjes në Gjermani për CDU-në, një fushatë agresive e mediave konservatore kundër Merkelit, rritja e përkrahjes për partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti ultrakonservatore, e cila po bëhet vatër e nacionalistëve antiemigracion, grindjet e pandërprera mes CDU-së dhe partisë simotër CSU nga Bavaria ndikuan që Merkeli gjatë verës të mendojë për dorëzimin e postit të shefes së partisë. Pas rezultatit të keq të CDU-së në landin e Hessenit, Merkeli tha se ka vendosur të mos kandidojë më për kryetare të partisë. Kongresi i ardhshëm i CDU-së mbahet në fillim të dhjetorit, në Hamburg.

Menjëherë pas paralajmërimit të Merkelit për largimin e saj nga kreu i partisë, tre kandidatë shprehën ambicie për t’i prirë CDU-së. Friedrich Merz, Jens Spahn dhe Annegret Kramp-Karrenbauer. Anketat e para tregojnë se tani për tani më së shumti përkrahje gëzon Friedrich Merz. (Spahn është ministër i Shëndetësisë dhe kritik i ashpër i politikës mikpritëse të Merkelit ndaj refugjatëve, Annegret Kramp-Karrenbauer është sekretare e partisë dhe besnike e Merkelit). Një anketë tregon se 32 për qind e gjermanëve do të dëshironin që Merz të ishte shef i CDU-së, 27 për qind mbështetin Kramp-Karrenbauer dhe vetëm 7 për qind Spahn. Vendimin, natyrisht, e marrin delegatët e CDU-së në dhjetor.

Kush është 62-vjeçari Friedrich Merz? Në fund të viteve ‘90 ai ka qenë ndër politikanët më të talentuar të CDU-së. Një yll prej të cilit pritej shumë. Brilant në aspektin retorik, gjuhëbrisk në formulimin e ideve dhe mendimeve, konservator i regjur sipas traditës së CDU-së. Por pasi u zgjodh kryetare e partisë, Merkeli ia ngushtoi dukshëm hapësirën e manovrimit Merzit, duke ia marrë postin e shefit të Grupit parlamentar të CDU-së.

Në kabinetet e Merkelit Merzi nuk ishte anëtar. Raporti i tij me Merkelin është i acaruar, sepse Merzi nuk është pajtuar me gati asnjë vendim të Merkelit. Merzi thekson se duke përqafuar pozicione pothuaj të majta, CDU-ja i ka lënë hapësirë në krahun e djathtë një partie si Alternativa për Gjermaninë. Për dallim nga Merkeli, juristi Merz nuk ngurron të potencojë rëndësinë e patriotizmit gjerman, vlerave gjermane dhe kulturës udhëheqëse gjermane (“Leitkultur”).

Njëra nga akuzat e përhershme që vjen nga qarqet konservatore të CDU-së është se Merkeli e ka socialdemokratizuar partinë dhe kështu ka humbur shumë mbështetës konservatorë. Por mbi të gjitha Merkeli urrehet për shkak se, siç thuhet, në verë të vitit 2015 “hapi dyert” për një milion refugjatë nga Siria dhe vatrat e tjera të krizave. Pranimi i refugjatëve ishte një akt unik i solidaritetit dhe humanizmit gjerman, për të cilin Merkeli do të mbahet në mend gjatë.

Friedrich Merz është larguar nga politika aktive në vitin 2009. Kur të martën u prezantua në Berlin si kandidat për shef të CDU-së, ai në stilin e James Bondit tha: “Zonja e zotërinj, unë quhem Friedrich Merz”. Para gazetarëve Merz tha se CDU-ja duhet t’i kthehet origjinës së vet konservatore, por njëkohësisht potencoi se nuk synon ta largojë Merkelin nga posti i kancelares nëse zgjidhet shef i partisë.

Merzi nga mediat e majta gjermane përshkruhet si politikan neoliberal dhe shërbëtor i kapitalizmit grabitqar. Që nga viti 2016 ai ka mbikëqyrur filialin gjerman të Blackrock. Kështu quhet fondi më i madh në botë, i cili administron 6.400 miliardë dollarë. Blackrock është themeluar më 1988 në New York. Merzi ka edhe mandate të tjera drejtuese në kompani, sigurime dhe banka dhe në fabrikën zvicerane StadlerRail, e cila ndërton vagonë.

Në konferencën për media në Berlin Merzi u prezantua si “evropian i bindur” dhe “transatlantik i bindur”. Ai tha se angazhohet për një Gjermani të hapur ndaj botës, një Gjermani të bazuar në “etikën e krishterë” dhe në “iluminizmin evropian”. Të gjitha këto përbetime janë të rëndësishme për të përfituar mbështetjen e anëtarëve të CDU-së. Një gjë duket e sigurt që tani: Nëse shef i CDU-së zgjidhet Friedrich Merz, një antipod i Merkelit, atëherë ditët e saj si kancelare janë të numëruara.