osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Roli i Jetës – Violeta Manushi

Roli i Jetës – Violeta Manushi

Pa asnjë diskutim, në rrethin tonë, pra të simpatizantëve të artit shqiptar, kinemaja dhe teatri shqiptar zënë një vend nga më të rëndësishmit!

Kinemaja në pjesën e saja më të madhe në bardhë e zi, teatrot që kemi ndjekur nga afër por gjithashtu edhe nga ekranet pa e humbur magjinë e tyre dhe aktorët, ata artistë dhe njerëz të mrekullueshëm të pavdekshëm, na shpinin larg aq sa për të mos kuptuar realitetin ku gjendeshim në atë kohë ne fëmijët dhe për tu harruar paksa prej tij më të rriturit.

Ishte zëri i tyre që na mbante të gozhduar në heshtje të plotë përballë dritës që buronte nga prozhektori i filmit duke thyer errësirën në mure klasash nëpër shkolla fillore ndër fshatra e kooperativa, në salla kulturash të reparteve ushtarake, në kinema në qytete apo në ekrane televizorësh “Iliria”,”Lura” apo “Butrinti” që gjithsesi ishin të paktë nëpër lagje.

Ata i dhanë jetë disa gjërave normale që mbase ne i merrnim si të mirëqëna por sot janë nga pjesët më të bukura të kujtimeve tona si ato grumbullimet fëminore në një shtëpi të një shoku, komshiu apo batutat e pafundme të cilat bëheshin pjesë e fjalorit tonë të përditshëm.

Me ta qeshnim, për ta qanim, ata ishin shndërruar në njerëzit tanë, pjesë e jetës sonë dhe për këtë arsye mbeten të pavdekshëm.

Kur përmendim pavdekësinë e atij brezi, sigurisht që Violeta Manushi personifikon portetin më domethënës të atij brezi, të atyre njerëzve!

Ajo ishte prezente në tërësinë kohore të atij arti të pavdekshëm, që në nisje 1946 kur u regjistrua në shkollën dramatike të Teatrit dhe deri nga fundi kur filmi dhe teatri shqiptar ishin në perëndim të tyre për shkak të pasojave të ndryshimeve politike.

Pra, që nisje deri aty ku mbaron ai brez dhe fillon udha e vështirë e aktorëve dhe artit të sotëm filmik dhe teatror.

Më shumë, Violeta mbahet mend për realizimet e saja kinematografike , 16 por, ajo interpretoi edhe 100 role në teatër!

Violeta lindi në Voskopojë të Korçës më 1926. Pas martesës së motrës së saja në Tiranë, shpërngulet edhe ajo vetë duke ndjekur pas të motrën, siç thotë ajo vetë – për të hequr një gojë nga sofra e babait!

Vite të vështira! Varfëria dhe uria, bota, shkenca që po shkonte drejt një përparimi të pandalshëm, kapitalizmi në kërkim të kapitaleve më të mëdha me eksperienca negative si Krak-u dhe në luftë me ideologjitë e sapo lindura si komunizmi, nazismi, lufta e dytë botërore dhe një Ballkan i uritur e me luftëra dhe Shqipëria në mes tij.

Pas ardhjes në Tiranë, fillon punë si tipografe në shtypshkronjën “Dielli” për të ndenjur aty deri në çlirimin e Shqipërisë. Violeta e cila ishte komuniste në celulën e Korçës, më 1945, urdhërohet të marrë pjesë në një shfaqje! Festohej për herë të parë 1 maji dhe do të vihej në skenë vepra e Viktor Eftimiut, Akimi, me regji të Sokrat Mios. Si mungesë e disa prej vajzave partizane,të cilat, pas përfundimit të luftës gjendeshin edhe me detyra të tjera, ishte problem për tu gjetur një aktore për të interpretuar rolin e një vajze. Meqë prova e Violetës doli mirë, këmbëngulën që ta marrin. Ajo vetë pranon se nuk dëshironte…por ishte urdhër dhe ishte një e re komuniste.

Arti shqiptar ishte në fillimet e tija, në nisje. Diku Sandër Prosi, diku Mihal Popi, ja edhe Violeta Manushi…

Bazat ishin hedhur!

Fillon zyrtarisht në tetrin Kombëtar më një Prill 1946 dhe aty gjen aktore por edhe shoqe të mira si Behija Çelën apo Liza Vorfin.

Gjithashtu, duke qënë pjesë e Teatrit Kombëtar, ajo pohon se mori edhe universitetin pa diplomë!!

Shqipëria sapo pati dalë nga lufta dhe ishte në ngritjen e jetës së saja artistike. Në teatër vetëm Andon Pano ishte tërësisht i arsimuar. Afrohen edhe të rinj si Prokop Mima apo Sandër Prosi të cilat janë me arsim të mesëm, por të tjerët nuk e kanë atë arsimim. Kush për shkak varfërie, kush për shkak lufte. Violeta p.sh., pati kryer vetëm pesë klasë fillore të kohës së Zogut dhe kështu, qeveria sjell pedagogë në teatër dhe Violeta por edhe të tjerë, në mëngjes bëjnë teori dhe pas dite prova në skenë me pjesë të ndryshme të vogla.

Ai grup i bukur i fillimit të teatrit shqiptar, ishin një grup njerëzish të mrekullueshëm. Ajo thekson se edhe kur nuk kishin role, ata qëndronin po aty duke ndjekur njëri tjetrin, kishin një shoqëri të bukur dhe hyrje dalje e vizita familjare deri në ditët më të fundit të jetës. Kishte mirëkuptim, tolerancë e respekt. kurrë grindje. Çdokush e dinte se me kë partner përshtatej më mirë, çdokush ishte i ndërgjegjshëm se ky rol i shkonte këtij apo asaj aktoreje dhe ky rol një tjetri apo tjetre.

Ç’karaktere brilante!

Violeta Manushi, për arsye se gjithnjë bazohej tek realiteti popullor, kishte të padiskutueshme aftësinë të njësohej me rolin ashtu siç nga ana tjetër, ishte e aftë të interpretonte role si komikë edhe dramatikë me të njëjtin sukses.

Vini re! Nga ajo karrierë e jashtëzakonshme, në memorien tonë, kanë mbetur të gdhendur përgjithnjë tre personazhe krejt të ndryshëm nga njëri tjetri. Është një triptik rolesh që sot janë për tu patur zili.

Plaka Nicë (Gjenerali i ushtrisë së vdekur) – Olimbia (Karnavalet e Korçës) – Ollga (Zonja, Shoqja nga qyteti).

Nëna labe, përfaqësuesja e një populli të mësuar të jetojë me luftën. Nëna që ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë nga i huaji dhe njeriu brenda të cilit rizgjohet flaka e hakmarrjes që nuk vdes brenda vetes!

Zonja aristokrate, fodulle, mendjemadhe dhe me gjykim të lehtë duke shkaktuar gafa dhe të qeshura të pafundme si Olimbia tek Karnavalet e Korçës.

Pensionistja nga qyteti, e mësuar të nënvleftësojë relitetin e fshatit dhe nga ana tjetër me një vajzë në moshë për martesë për të cilën ka një kujdes të tepruar prej prindi. Ollga tek Zonja nga qyteti por edhe më pas Shoqja nga fshati, i fali në të vërtetë pavdekësinë artistike! Atë që ndodh shpesh kur një aktor është i suksesshëm me rolin, identifikimi në popull me emrin e personazhit!

Nga të tre këto role, mbeten të paharruara episodet e frazat që mbajnë mbi vete emocionet e tërë veprës si;

– Merri! – duke i flakur gjeneralit italian trastën me eshtrat e kolonelit Xampa.- nga Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

– Me tren! Nëpër Adriatik! – përgjigja për pyetjen “A keni vajtur në Vencia zonjë?”- nga Karnavalet e Korçës.

– Shitën gomerët dhe blenë biçikleta! -ose- Ju faleminderit! Jeni shumë lart e nuku ngjitemi dot! – nga Zonja nga qyteti.

Për Violeta Manushin është shkruar shumë. Janë shumë intervista me të dhe nuk pretendoj se mund të sjell por edhe të ripërmend tërë jetën e saja artistike dhe personale këtu në këtë faqe por, le të përmendim dy fakte që pakkush i di për të, për aktoren dhe njeriun Violeta Manushi.

Në moshën tridhjetë e një vjeçare, në dramën “Orët e Kremlinit”, ajo interpreton njëherazi tre role. Diçka e pabesueshme për kohën, për moshën por edhe një rekord artistik të cilin askush nuk e ka “thyer” deri më sot!

Violeta ishte një njeri me personalitet shumë të madh, i kushtuar tërësisht pas artit dhe besoj se mund të thuhet se artit i kushtoi veten, jetën e saja. Këto, besohet se ndikuan që ajo të mos martohet kurrë.

E megjithatë, shfaqte aq bukur dashurinë e nënës nëpër role ndonëse kurrë nuk krijoi familje!

Ashtu si i madhi Loro Boriçi ishte i martuar me sportin, futbollin edhe e pavdekshmja Violeta Manushi ishte martuar me artin.

Në jetë duhet të mësohemi ti pranojmë disa gjëra.

Në rastin e Violeta Manushit, Sandër Prosit apo Kadri Roshit e shumë të tjerëve, kemi bërë paqe me veten për të pranuar mungesën e tyre fizike por i ruajmë të gjallë në kujtimet tona, në frazat që përdorim gjatë jetës sonë të huazuara nga interpretimet e tyre dhe shpesh kontaktojmë me ta kur dëshirojmë të qetësojmë shpirtin me një film apo një teatër të vjetër shqiptar!