osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nefail Piraniqi, i dashuruari pas skenës që kur ishte fëmijë…

Nefail Piraniqi, i dashuruari pas skenës që kur ishte fëmijë…

Për Nefailin, ndoshta, qe rastësi. Ndoshta… E deshi teatrin që në fëmijëri. Ashtu i vogël (miturak), me pantallona të shkurtëra, shkonte te teatri i vjetër, aty pranë shkollës “11 Janari”. Sikur e ftonte një magji. Për portierin, tashmë, ishte bërë i njohur. Sa e shihte “amatorin” e rregullt, e fuste brenda, pa biletë. Nuk e mëshironte, vogëlushi e meritonte. Zinte një qoshe, jo si Luli i Vocërr dhe, ndiqte me interes dhe kurreshtje fëmijërore shfaqjet.

Kishte mbetur i mahnitur nga “Shtrëngata”, “Tirani i Padovës”, “Nëna, etj. E ruante këtë dashuri për teatrin, si një thesar i çmuar. Nuk e ndërronte me asgjë në botë, sepse, ajo, fëmijëria e tij, ia kishte ofruar e para. Ndoshta… në fillim si një përrallë lodërtare, ndërsa më pas do të bëhej e vërtetë ‘ëndrra magjike’.

Vitet kalojnë. Kalendari shënon vitin 1958. Fillon si balerin amator në Shtëpinë e Kulturës së qytetit të tij të lindjes, Shkodër. Do të jetë në moshën 18-vjeçare. Mesa duket baleti do të ishte “parathënia” e jetës së tij artistike. Në vitin 1964 aktivizohet si aktor amator në klubin e Artizanat-Veshmbathjes, një klub me traditë e emër në jetën artistike të qytetit të Shkodrës. Këtu u njoh me regjisoren Violeta Sekuj.

Më pas, pas 5 vjetësh, në prill të vitit 1969 hyn në teatrin “Migjeni”. Tashmë ishte 29 vjeç. Ajo ëndërr e dikurshme që ia fali Fëmijëria, tani iu bë realitet. Ëndrra nuk ishte më ëndërr për aktorin, tashmë, profesionist Nefail Piraniqi. ( E kujtoj hyrjen e Nefailit në teatër. Përkonte me një orientim të Partisë e të pushtetit të atëhershëm: më të talentuarit, më të shquarit që dalloheshin në lëvizjet artistike të grupeve amatore, patjetër që do të ecnin përpara.

Dhe… i buzëqeshi, si shumë të tjerëve dhe Nefailit, ky shans. Po vinte nga klasa punëtore. E kam njohur nga afër. Me një shpirt delikat e poetik. Me një botë të brendshme plot ngjyra. Po, me plot ngjyra edhe fytyra e tij prej aktori. Veçanërisht shquhej për ekspresivitetin. E njoha, se një ditë u bë bashkëpunëtori im në emisionet artistike e teatrore të radio Shkodrës. E njoha më nga afër se, në të shumtën e rasteve përkonin oraret dhe një copëz rruge e bënim bashkë për në shtëpi. Jetonim të dy në një lagje: Perash. E kujtoj Nefailin… që shpirti dhe fytyra të falnin veç buzëqeshje!..)

Me të vënë ‘këmbën’ në Teatër, mes shumë aktorëve, “ritakoi” edhe ‘Mësuesen e tij të dikurshme’ Violeta Sekujn. Tani ishte zëri i skenës teatrore që e thërriste. Me intepretimin e tij, la një trashëgimi me mbi 70 role, si: “Cuca e maleve” me rolin e Prengës, “Çifti i lumtur” me rolin djalit të fanatikut, “Fytyra e dytë” me rolin e xha Halilit, “Nora” me figurën e Hamzait”, “Një burrë skarco me rolin e Thomait, “Shpartallimi” me rolin e Ujkut, “Çmurosja” me rolin e Koristit, “Djem të mbarë” me rolin e Ilirit, “Fati i tersit” me rolin e Kikut, “Flamur në dasëm” me rolin e Milanit, “Franku i V-të” me rolin e Presidentit, “Fundi i një komedie” me rolin e Kasemit, “Zekthi” me rolin e lypsarit, “Gjaku i Arbrit” me rolin e rojes, “Krisma mbi dekor” me rolin e Lekës, “Kur flasin zemrat” me rolin e Tomës, “Luani i shtëpisë” me rolin e Bushit, “Njerëz mbi urë” me rolin e Lames, “Rozafa” me rolin e njërit prej Anëtarëve të Këshillit të Pleqve, “Rrënjët e dashurisë” me rolin e Ramës, “Rrënjët e hekurta” me rolin e Zefit, “Sinjalet e natës” me rolin e Petritit, “Shtegtim nëpër ankth” me rolin e kryepunëtorit, “Talent i rrallë” me rolin e Klitit, “Toka jonë” me rolin e Metit, “Viti ‘61” me rolin e banakierit, etj., etj.

Edhe zëri i Kinematografisë e njohu zërin e Nefailit, ku la një arkivë prej 13 filmash artistikë, kryesisht role të dyta; si: “Ditët që sollën pranverën”, film TV, 1979, me rolin e Pjetrit; “Një natë pa dritë”, 1981, me rolin e xhandarit; “Qortimet e vjeshtës”, 1982, me rolin e Inspektorit; “Flaka e maleve”, 1982, me rolin e Konsullit të Malit të Zi; “Besa e kuqe”, 1982, me rolin e Bib Ndout, “Ura dhe Kështjella”, 1984, me rolin e Aliut; “Militanti”, 1984, me rolin e Drejtorit; “Koha nuk pret”, 1984, me rolin e Shaqir agës; “Të paftuarit”, 1985, me rolin e Ndreut, hanxhiu; “Vrasje në gjueti”, 1987, me rolin e shoferit, si dhe në dokumentarët: “Trojet tona” me rolin e Tafës, “Isa Boletini” me rolin e Nerusit, ambasadorit Turk, etj. Përveç punës së tij si aktor, ai ka shkruar artikuj mbi artin në gazeta të ndryshme, si: “Jeta e re”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ushtima e maleve”, “Cukali”, “Kukësi i ri” dhe “Humori shkodran”.

Nefaili në kujtimet e aktorit Bep Shiroka

“Nefailin e quaj njërin nga miqtë e mi të dashur që kam pasur. Sigurisht kemi qenë me një diferencë moshe, kam qenë më i madh se ai, por kjo për ne nuk kishte rëndësi. Nefailin për herë të parë e kam njohur në shfaqjet që jepte Klubi i Artizanat-Veshmbathjes. Ky klub kishte aktorë të mirë amatorë, por Nefaili sikur dallohej… Më bënte përshtypje: ngrohtësia, figura që krijonte kishte diçka të veçantë, siç i themi ne, aktorët kishte “mish” në të, por edhe gjak kishte. Kishte vërtetësi. Para se të merrej me teatër, ka qenë balerin në Shtëpinë e Kulturës. Atëhere nuk e kam njohur. E kam fjalën që, ka qenë natyrë që i ka thirrë shpirti për t’u marrë me artin që i vogël. Më vonë e kam parë si recitues, një recitues mjaft i mirë.

Erdhi koha, që ai të inkuadrohej në amatorët që i thërriste skena e teatrit “Migjeni”, sidomos kur kishte ndonjë pjesë masive. Dhe Nefaili ishte ndër të parët. I besonin edhe ndonjë rol të vogël. Interpretimi i tij nuk stononte aspak në lojën e përgjithshme, në tërësinë e shfaqjes. Që atëhere kam ndjerë në vetvete respektin që ai kishte për mua. Kishte qejf të bisedonte… Ky “dialog” e kjo miqësi i rriti përmasat, u bë më e madhe, kur Nefaili erdhi aktor profesionist në teatrin “Migjeni”.

Në s’gaboj, ishte viti 1969. Pra, kur futi këmbët në teatër, puna na lidhi më shumë me njëri-tjetrin. U muarëm vesh më mirë, e pse jo, u deshëm më shumë me njëri-tjetrin. E kjo ka vazhduar deri në atë ditë… që fatkeqësisht… u nda nga teatri “Migjeni” ku realizoi figura të bukura; u nda nga ne shokët, e sigurisht… nga streha e ngrohtë familjare. Të gjithë e humbëm shumë shpejt. Por s’e harruam. Kujtoj rolin e xha Halilit në dramën-satirë “Fytyra e dytë” e D. Agollit. Ishim dublantë bashkë. Punuam të dy në atë rol. Gjithsecili punoi në kahje të ndryshme. Mbaj mend, që për të dy figurat u fol mirë, bile nganjëherë edhe shumë mirë. Vetë Dritëroi, kur e pa shfaqjen, më pati thënë: “Si është e mundur, që ju dy shkodranë luani aq bukur xha Halilin?! Keni hyrë në psikologjinë e tij, sa është për t’ju pasur zili”! Unë them që xha Halili i Nefailit ka qenë një figurë e realizuar dhe e goditur artistikisht.

Po ashtu kemi qenë dublantë të njëri tjetrit edhe te komedia “Luani i shtëpisë” i F. Krajës. Pra, të dy kemi pasur të njëjtin rol. Ai krijoi një figurë, unë një figurë tjetër. Ky realitet nuk u bë asnjëherë shkas që të na prishë atmosferën e punës, miqësinë, shoqërinë. Përkundrazi, gjithmonë kemi qenë afër, dhe bile s’kemi përtuar t’i themi edhe të metat, dhe sugjerimet për rolin njëri-tjetrit. Ia kemi mirëpritë shoku shokut, me dashuri ato, me buzëqeshje, pa asnjë mendim të keq. E kujtoj gjithmonë Nefailin në rolin e Ujkut te drama “Shpartallimi” i F. Krajës. Kur e solli në teatër Fadili dramën “Shpartallimi”, mua m’u besua një nga rolet e para, kurse Nefailit iu besua një rol shumë i bukur, jo shumë i madh, por një rol karakteri. Ai rol jo shumë i madh i luajtur nga Nefaili, qe me shumë temperament, me shumë ndjesi, me shumë vërtetësi, sa bëri që ai rol të shihej njëlloj si rolet kryesore të dramës, dhe të mbetej në kujtesë të spektatorit. Në atë figurë ai kishte paraqitur njeriun e egër, injorant, gjaksor.

Dhe interpretonte aq bukur, sa me të thënë të drejtën, po të rivihej edhe njëherë në skenë “Shpartallimi”, unë nuk shoh njëri tjetër, që mund ta luaj ashtu siç e ka luajtur Nefail Piraniqi. Nuk më hiqet nga mendja edhe figura e Hamzait te drama “Nora” e A. Skanjetit. “Nora” është vënë dy herë në skenën e teatrit “Migjeni”. Herën e parë nga Andrea Skanjeti. Më pas nga Violeta Sekuj. Herën e parë rolin e Hamzait e luajti Rrok Dajçi. E luajti mirë… Më vonë ai “u nda” nga teatri. Kur e vuri në skenë regjisorja Sekuj, ajo u kujtua për “nxënësin” e saj, Nefailin. E thirri dhe i besoi rolin e Hamzait. Ka qenë rol që është folur për të, dhe ka zënë vendin e vet denjësisht në galerinë e personazheve të “Norës”. Dua të them që, Nefaili ka qenë një aktor i dy planeve: dramatik e komik.

Dua ta lidh me figurën e Ilirit te drama “Djem të mbarë” të F. Krajës. Për atë grup punëtorësh që jetonin e punonin në kantjer, Nefaili – Ilir ishte “motorri”, gazi, ironia, tallja e gëzimi. Nefailin, ashtu të qetë, e shikoja duke u hedhur nëpër krahët e njërit apo tjetrit shok, bile duke bërë dhe akrobacira, por jo ashtu kot, por, që e përligjnin dhe i shkonin për shtat figurës së Ilirit – Nefail, që e mbushte me gëzim skenën, kur vinte momenti i ardhjes e interpretimit të tij. E duke vazhduar me planin komik, t’ju them të drejtën e shpirtit (këtu Bepi qesh) komedia “Çifti i lumtur” i B. Pepës, të ka bërë të qeshësh më shumë në skenë se sa në film.

Ai që e ka parë në skenë, them që që nuk i ka pëlqyer filmi. Dhe… me të drejtë… E morëm për ta punuar atë komedi. Nefaili ishte djali im, por një djalë që në një kuptim, nuk ishte i imi, sepse ishte e kundërta ime. Dashur pa dashur, veprimet e tij e vinin në bisht të lahutës të atin, sepse dashuronte një vajzë të ish fesë tjetër.

Kjo gjë, ishte qamet i madh për Fanatikun. E, në të gjitha ato situata humoristike, Nefaili manovronte me shkathtësi, elegancë, ishte i plotë në vendin e vet, njëkohësisht ndihmonte edhe figurën time për të dalë edhe më në pah, të Fanatikut. Se kjo është puna e aktorit, që mes aktorëve-partnerë të një pjese, të ndodhë ajo që i themi “më jep, të jap…” Dhe Nefailin e kam pasur partner që më ka dhënë. Në këtë këndvështrim, flas gjithnjë për komedinë, ajo fillonte para se të bëhej apeli e para provave. Ne i kishim dhënë aq konfidencë njëri-tjetrit, sa thumboheshim, krijonim batuta, situata e skenëza të papritura e të pëlqyeshme e që na shërbenin.

Kjo, pastaj, na ndihmonte për atmosferën e provës që do të bënim. Edhe vetë prova ecte gjithmonë mirë, se krijohej një atmosferë gazmore. Dhe rezultati u pa… u dha disa herë… Nuk e kuptoj, pse regjisori i filmit “Çifti i lumtur” (kinokomedi) nuk e mori Nefailin… Nefaili interpretoi, gjithashtu, rolin kryesor, atë të Thomait, në komedinë “Një burrë skarco”. Tek e kujtoj këtë figurë, njëkohësisht kujtoj edhe Nefailin… Një gjë, tani, mund të konstatoj se, në atë periudhë siç duket, sëmundja kishte filluar të bënte të sajën, t’i shfaqej.

Ai nuk e dinte, dhe akush nuk e dinte… Kishte një lloj ngathtësie në punën e tij, gjë që nuk ishte e zakonshme, e natyrës së Nefailit. Por… me shumë përpjekje, ndoshta me më shumë përpjekje se ndër të tjerat, ai arriti ta interpretojë atë rol të vështirë, krijoi një figurë të bukur që do të mbahet mend gjatë.

Në filmat artistikë, vërtetë Nefaili nuk ka luajtur role kryesore, por ka luajtur role karakteresh, që kanë qenë të spikatur e të pikturuar me të gjitha ngjyrat. Mbaj mend hanxhiun te “Të paftuarit”, Aliun te “Ura dhe Kështjella”, Zefin te “Nata pa hënë”, shoferin te “Vrasje në gjueti”, inspektorin te “Qortimet e vjeshtës”, etj. Po përmend edhe disa interpretime në filmat artistikë të Televizionit, si Shaqiri te “Koha nuk pret…”, Konsulli te “Flaka e maleve”, Pjetri te “Ditët që sollën pranverën, etj. Në këtë të fundit dua të ndalem. Them pa frikë që është një realizim nga më të bukurit në historinë e kinematografisë shqiptare.

Ka një arritje me përmasa të tilla, sa cilido aktor që do të merrte një ndërmarrje të tillë, do të dështonte… Është një episod i papërsëritshëm, është një brerje ndërgjegjeje në shpirtin e tij, është një dhimbje për fëmijët e familjen që i ka lënë atje vetëm… Monologu psikologjik te pragu i derës, loti në faqe tek shuante mallin e familjes, zbulojnë tiparet e botës së brendshme të personazhit, nxjerrin në reliev karakterin e tij, e njëkohësisht e bëjnë të dashur për spektatorin. Forca emocionale gjen shprehjen aktoreske në komunikimin (sa afër aq dhe larg) me familjen që aq shmë e donte, dhe aq shumë e kishte dëshiruar: “…se kjo nuk asht rruga jeme, ku kam hi”. Të gjitha këto i transmetonte kaq bukur sa…

Nefaili vërtetë interpretoi në role episodike, por krijoi fytyrën e vet në film. Me këto grimca “të vogla” u shqua si aktor karakteresh…
Prapa kuintave
(… botë që e shikon aktori dhe jo spektatori).
Edhe këtu e kam patur mik. (Bepi përsëri qesh.) Nefaili ka qenë përherë një tip i gëzueshëm. Ne në teatër, që nga drejtori, regjisorët, aktorët, e deri te punonjësit e shërbimit, e kanë njohur Nefailin si gëzimi i teatrit me një humor simpatik. Me atë humor ngacmonte të tjerët, se s’mund të rrinte pa ngacmuar. Lindnin batutat “Qit e prit” herë të njërit e herë të tjetrit, njëra më e bukur se tjetra.

Dhe Nefaili e kishte zakon lëshonte batutën e ikte, e përsëri vinte… dhe rrinte ‘serioz’. Ky ishte marifeti dhe rituali i tij…
Unë kam pasur fatin e mirë që, për një kohë të gjatë kemi qenë bashkë në një kabinë. Po bashkë kemi fjetur në një dhomë, sa herë që kemi shkuar në turne. S’mund të harroj brenda në kabinë, para se të fillonim provat, ai ishte një gur i vogël humori, por që shndriste, që i jepte kënaqësi të gjithëve. Po pas kuintave, momentet e humorit e të papriturat kanë qenë edhe më të bukura. Janë shumë… dhe vitet, disa prej tyre sikur na i kanë fshehur, por kujtesa shpesh i nxjerr në dritë dhe ne kujtohemi: “Ah, po..!”

Di të them që në çdo seancë provash, unë së paku i kam bërë nga tri karikatura miqësore. Ishte një tip që u kapte shpejt. Ishte bërë klasik, portreti i tij në karikaturë. Po t’i mbledhësh, në s’gabohem, del një libër. Ai kurrë nuk prekej, përkundrazi sa mbaroja njërën karikaturë kërkonte tjetrën… I tillë ishte Nefaili!
Kafe “Gjylbegaj”…

Ne ishim kaq miq, sa ndonjë ditë të mos e shihnim njëri-tjetrin, ajo ditë shkonte pa kafe. Zakonisht rrinim te kafe “Gjylbegaj”. Më vonë në rrethin tonë shoqëror hyri dhe aktori Gjovalin Gjoni. (Ky aktor ndërroj jetë vite disa më vonë, – shënimi im Xh.B.) U bë mik me ne. Ajo kafe na mblidhte. Bisedonim, por edhe humori nuk mungonte. Jo vetëm kaq, por ndjenim ngrohtësinë e Musasë dhe të Dinit, që na shërbenin në mënyrë të kulturuar.
Nuk mund të harroj xhestin e Din Krujës.

Nefaili vdiq. Të nesërmen shkuam, përsëri, për kafe. Dini ishte mësuar të na shikonte gjithmonë të treve. Porositëm: kafe. Kur morëm për të paguar, Dini na përgjigjet: “Janë të pagueme!” “Kush i ka paguar?” – e pyes unë. “I ka pagu, Dini!” – përgjigjet një zë. “Din, – i them unë, – po pse?!” “Jo unë, jo! I ka pagu Nefail Piraniqi.”
E, pra, Nefaili, edhe atij njeriu, edhe atij kolektivi të vogël të atij lokali, u kishte lënë përshtypje të mira, u kishte lënë një karrige bosh.
Në jetën time, atë lokal e quaj si një pikë të bukur, ku na u shtua miqësia, na u rrit shoqëria. Se, një kafe, njeriu e pi edhe në shtëpi, por…, ajo ishte kafja e ndenjës, e bisedës, e shoqërisë. Ajo kafe shkodrane që s’mund të përsëritet kollaj.
E ky ishte ai lokal, me një emër të vjetër e më tradita të një familjeje shkodrane, siç ishte ai i Gjylbegajve, lokal që s’e kemi ndërruar, kur ishim me Nefailin.”

Shënim: Kujtimet Bep Shiroka për Nefailin m’i ka dhënë afro 20 vjet më parë, afërsisht një muaj pas vdekjes së Artistit Piraniqi. (Në disa momente është ndërhyrë me kujdes, sepse është parë e nevojshme nga artikullshkruesi.