Sali Berisha ka reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në varrimin e ekstremistit grek që u vra në Bularat, Konstantinos Kacifas.
Në një status në Facebook, kur gjithçka kishte përfunduar dhe heshtja e gjatë e Berishës u kritikua ashpër nga mbarë opinioni, ai shkruan se territori shqiptar u përdhos nga ekstremistë grekë. Berisha shton se dënon heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe ato greke, të cilat sipas tij nxitën situatën e krijuar sot në Bularat
Por ashtu si dhe në deklaratën e parë, ku Berisha mbështeste alternativën e neutralizimit të një ekstremisti i cili hapte zjarr ndaj forcave të rendit, kësaj rradhe ai e ka ngjyrosur situatën politikisht duke u shprehur se vendi u përdhos na ekstremistët.
Por një valë e ashpër kritikash ka shpërthyer në profilin e Berishës.
Shumë prej qytetarëve e quajnë atë njeri me dy fytyra dhe se po e përdor çështjen politikisht, ndërsa të tjerë i përgjigjen Berishës me shprehje folklori duke i shkruar se “Pasi kaluan dhitë kodrën, del ti dhe bërtet”.