osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama për propozimin e Vitore Tushës nga Meta për kryetare të KLSH: Bllokohet reforma në drejtësi nëse…

Rama për propozimin e Vitore Tushës nga Meta për kryetare të KLSH: Bllokohet reforma në drejtësi nëse…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pëlqimin ndaj Vitore Tushës, kandidates së propozuar nga presidenti Ilir Meta për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por i pyetur nëse mazhoranca do t’i japë votën në Kuvend, Rama tha se nëse emërimi i anëtares e Gjykatës Kushtetuese vë në diskutim Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, nuk do sakrifikojnë reformën në drejtësi.

Rama: “Vitore Tusha gëzon të gjithë respektin tim. Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respekt sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Kjo ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED. Ky është një diskutim për tu bërë. Si kandidaturë nuk mund të thuash se është e dyshimtë. Edhe pse në KLSH ka pasur në detyrë një ekonomist dhe kjo nuk e ka këtë eksperiencë.

Ne sot e kemi kreun e KLSH dhe largimi saj nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrezikojë reformën në drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet reforma në drejtësi e ka mbështetjen time. Nuk besoj se presidenti e ka propozuar për të dëmtuar reformën në drejtësi”.

Rama në njëfarë mënyrë i bëri të qartë vijat e kuqe Kreut të Shtetit.

Rama: “Kam respekt për inteligjencën e Ilir Metës. Është një situatë që mund të kalohet. Zero gatishmëri për të sakrifikuar Sandër Lleshin dhe Reformën në Drejtësi. Kam besim që Ilir Meta nuk do ja vendos vetes njollën më të zezë, që askush nuk e ka bërë më parë, atë të shkeljes së Kushtetutës. Sandër Lleshi ka qenë njeriu me të cilin unë kam punuar planin kombëtar kundër kanabisit. Drafti i parë, ka firmën e tij”.