Shkon në 9 numri i të shoqëruarve deri tani në policinë e Gjirokastrës. Mes tyre edhe Babis Karathano, pjesë e Agimit të Artë. Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e “Panorama”, Brikena Metaj, mësohet se të shoqëruarit po merren në pyetje për verifikim dokumentacioni.
Sakaq, në polici ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, për të kërkuar sqarime.
18:50/ Pas thirrjeve anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastër, polica ka shoqëruar dy persona, të cilët po verifikohen nga kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.
Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.
Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.
Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.