Artan Hoxha ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ku komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili reagon për gjithçka, por sot për Bularatin ka heshtur.
“Ka heshtur njeriu që denoncon nga mengjezi në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë? Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person.”- deklaroi Hoxha.