osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama ironizon Palokën nga Lezha: Ja çfarë do thoshte ai në këtë rast!

Rama ironizon Palokën nga Lezha: Ja çfarë do thoshte ai në këtë rast!

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Lezhës për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Kreu i qeverisë tha se PS ka nevojë për të rinjtë pasi sjellin energji të reja dhe ide ndryshe në të mirë të shoqërisë.

“PS edhe në këtë qark ka nevojë të ripërtërihet në vazhdimësi, për gjeneratën më të re, ka nevojë të ketë energjinë dhe zemërgjerësinë e të rinjve, pasi në shumë zona vuan nga mbyllja dhe nga një vjetërim për shkak të mbylljes, dhe ne duhet ta çajmë sëbashku këtë formë rrethimi që i bëhet strukturave të Partisë, për të parë përtej mureve dhe që Partia të reflektojë shoqërinë, të rrezatojë vizion e forcë qëllimesh të përbashkëta për të ardhmen.

Sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më vështirë do të kenë të vendosin zgjedhjen e duhur. Dhe ia lë vendin në dorë të pak vetave. Të merresh me politikë s’do të thotë të lesh familjen, të lesh mësimet etj, por të jesh një qytetar që di të vendosë. Sepse politika vendos për çdo gjë.

Bashkëjetesa e deleve me makinat i duket zhvillim, se shiko sa të përparuar jemi . Dikur i kishim delet në pyll, makina s’kishim kurse tani edhe delet edhe makinat i kemi në qytet.

Kryetari i tyre legjendar ka thënë atëherë për ndërtimet pa leje që bëmë mrekullinë e 8 të botës, e kishte fjalën për Bathoren.

Do ishte shumë mirë që shumë gjëra t’i bënim më përpara, por nuk kemi pasur mundësi, dhe do t’i bëjmë tani. Shumë rrugë të cilat duhet t’i bënim tani e kemi mundësinë ta bëjmë. U krijuan mundësitë. Do t’i bëjmë gjërat hap pas hapi.

Duhet të rrisim ekonominë që të rrisim rrogat. Nuk ka qeveri që mos të dojë që rrogat e pensionet të jenë të larta. Pse nuk janë dot? se nuk janë mundësitë. Mundësitë krijohen falë reformave,” tha Rama.

Gjithashtu nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe djemve e vajzave të reja, të cilët merrnin kartën e anëtarësisë nga vetë Rama.

Një prej vajzave të cilat kreu i qeverisë thirri kishte mbiemrin Paloka. Kaq mjaftonte që kryeministri të ironizonte me deputetin e PD, Edi Paloka.

Rama: Shihni këtë Palokën tonë, e shihni atë tjetrin. E bëni direkt dallimin

Vajza: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e PS

Rama: Ja shif vetëm kaq, e pastaj futja kot shko voto për ata

Vajza: Jam e nderuar kryeminsitër që po marr kartën nga ju

Rama: Ai do thoshte “thum” (shumë) gabim e ke, thum gabim