Ndërkombëtarët janë shpresa e shqiptarëve për pastrimin e korrupsionit të rangjet e larta të politikës. Pas zhvillimeve të fundit edhe partnerët duken të stërlodhur nga korrupsioni dhe padrejtësia që gëlon në vendin tonë. Mesazhi i tyre është i qartë: mposhtje të krimit të organizuar.
Ambasada amerikane ka adresuar një “shuplakë të rëndë” në drejtim të Presidentit Ilir Meta, duke u pozicionuar karah Ministrisë së Brendshme nën drejtimin e Sandër Lleshit. Në deklaratën e saj kërkohet intesifikim goditjesh, teksa shtohet se asistenca e tyre do të jetë e pakursyer për shpartallimin e korrupsionit dhe krimit, si e vetmja mundësi për përparimin e reformës në drejtësi.
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Në të njëjtën linjë ishte edhe shefi i delgacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca.
“Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Eupopës”, shkroi ai.
Ndërkohë që ndërkombëtarët janë më se të prerë dhe të qartë, Ilir Meta me vetëdije ka zgjedhur ta thellojë hendekun, por këta të fundit vonojnë , por s’ta përtojnë.
Përplasjet Meta-SHBA janë të shumta. Ai që bëri bujë ishte kur Meta u rreshtua krah Adriatik Llallës në përplasjen e këtij të fundit me ambasadorin Donald Lu. Sërish Presidenti Meta nuk pranoi të dekretonte Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, duke u pozicionuar qartë kundër ndërkombëtarëve.
I etiketuar si një nga figurat më të korruptuara dhe të inkriminuara në Shqipëri, Meta vetëm po rëndon pozitat e tij, teksa fundi po i troket./Pamfleti