osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish shefi i SHISH/ Stop luftës me pushtetin që nuk është i yti! Meta vetëm pengoi ca kohë punën e SHISH, por nuk mund ta bëjë me MB

Ish shefi i SHISH/ Stop luftës me pushtetin që nuk është i yti! Meta vetëm pengoi ca kohë punën e SHISH, por nuk mund ta bëjë me MB

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, i ka përcjellë një mesazh të fortë dhe paralajmërues Edi Ramës dhe Ilir Metës, të cilët janë futur në një luftë të re lidhur me dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Klosi i paralajmëroi të ulen e të mendojnë për të gjetur një zgjidhje, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk do të dalë i fituar me këto sjellje, që dëmtojnë shtetin. Sa i takon reagimeve të forta nga SHBA dhe BE, Klosi tha se këta janë partnerët tanë strategjikë, që mbështesin aktivitetin e muajve të fundit të policisë dhe prokurorisë për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

“SHBA-BE mbështesin aktivitetin e muajve të fundit të policisë dhe të prokurorisë. Ministria e Brendshme është arma që arreston, provat i nxjerr Prokuroria. Është një bashkëpunim i domosdoshëm.

Policia është i vetmi institucion në vend që është në luftë akoma. Janë të vetmit që përplasen me armë dhe vriten, nuk ndodh në asnjë institucion tjetër.

Rama dhe Meta duhet t’i zgjidhin këto gjëra para se të dalin në publik, duhet të merren vesh para. Janë dy njerëz që njihen shumë mirë me njëri-tjetrin. Në këto raste ata duhet të mendojnë, sepse asnjë nuk del i fituar me këto gjëra. Të dy janë përgjegjës për mbarëvajtjen e shtetit”, deklaroi Klosi në ‘Report Tv’.

Pse e dekretoi Meta pas një viti Helidon Bendon?

Klosi: Është bindur që më mirë të jetë drejtor i SHISH, sesa nëndrejtor që bën rolin e drejtorit. Bendo është shumë i rëndësishëm, i ka në dorë të gjithë. Presidenti nuk kishte në dorë të bënte gjë tjetër, përveçse e pengonte atë punë.