Historiani Arben Llalla ka publikuar, fotot e kolonelëve, gjeneralëve dhe nazistëve grekë të “Agimit të Artë”, siç i quan ai të cilët ishin në Bularat gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore të Kostandin Kacifës. Llalla tregon me emra nacinalistët grekë që janë sot në Bularat.
Ndër të tjerë evidentohen Theodhoris Theodhoraqis, drejtues i lartë i sigurimit të partisë naziste Agimi i Artë, Koloneli grek Anestit Katsis, Gjenerali-Major i ushtrisë greke, eurodeputet i partisë naziste i Agimit të Artë, Eleftherios Sinadhinos.
Më tej historiani shprehet se grekët varrosën sot flamurin.
“Budallëqet e grekëve, varrosin flamurin. Por flamuri nuk varroset o të mjerë. Në asnjë vend të botës nuk varroset flamuri kombëtar, por kjo duhet të jetë shenjë e vetshkatërrimit të tyre…”, shkruan Llalla.
Në përfundim të ceremonisë ai shkruan: “Kaq ishte kapaciteti për varrimin e Kacifës, 6 autobuzë, shtoj dhe makina, shtoj dhe pensionistët grekofonë, shtoj dhe Tavon, Dulen me Barkën, gjithësej rreth 1500 grekë, trima. E ka thënë edhe ai se syleshët po e marin në qafë Greqinë. Pas 3-4 ditësh Bularati do jetë i qetë, dhe banorët do flasin nën zë se Kacifa vrau veten.
Kjo vërtetohet nga heshtja e babait dhe mortës së tij, heshtja e presidentit grekë Pavlopulos, heshtja e Agimit të Artë, Demokracisë së Re, Kishës greke, por edhe kryepeshkopit dhe mitropolitëve grekë që drejtojnë Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Shqiptarët patën rastin të vërtetojnë edhe një herë se grekët dhe Greqia është ajo që ka qenë, mbetet shteti më racistë ndaj shqiptarëve, shteti që kërkon zhdukjen e elementit shqiptar.
Sado që të bëjmë martesa midis nesh, sado që të shprehim miqsinë, fqinjësinë urrejtja e grekëve ndaj shqiptarëve nuk ka të ndalur. Nga buron kjo urrejtje, nga buron kjo egërsi e grekëve ndaj shqiptarëve këtë gjë nuk e shpegoj dot edhe pse i njoh mirë grekët, edhe pse kam jetuar e punuar bashkë me ta 12 vite, nuk po gjej shpjegimin? A mundet dikush të më sqarojë këtë?”