Autobus i linjës “Kristal Center” është përplasur me një mjet tip “Benz” rreth orës 13:00 para Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Mjeti tip “Benz” drejtohej nga një 25 vjeçar, i cili nga shpejtësia ka goditur në pjesën e pasme atuobusin, duke shkaktuar panik te pasagjerët.
“U frikësuam dhe dolëm menjëherë jashtë autobusit,” tha një grua që ishte në autobus gjatë aksidentit.Gjatë momentit të përplasjes autobusi ka qenë i mbushur me njerëz, ishin nisur në drejtim të Kristal Centerit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendëngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.