Në Bularat, një fshat shqiptar i banuar me minoritarë, ku pak ditë më parë, nga forcat speciale, u vra ekstremisti grek Kafica, pasi , i kamufluar me uniformen e forcave speciale greke, kishte qëlluar mbi policinë, tani po bëhet ceremonia e varrimit të tij.
35 vjeçari minoritar, si dihet, i pajisur me armë të sofistikuar, në ditën e “JO”-së greke, e cila për çudi përkujtohet në këtë fshat kufitar, pasi qëlloi fillimisht në ajër e pastaj mbi forcat speciale shqiptare, refuzoi të dorëzohej dhe, si ndodh me çdo terrorist në botë, u qëllua.
Pas vrasjes së tij gjithçka u zhvillua marra mendshëm shpejt, sikur dikush ta kishte pritur këtë ngjarje, që nuk mund të ishte e vetme dhe nuk ishte marrë përsipër nga një njeri i vetëm, t cilin, sot, në dite varrimin e tij, ultrasit nacionalistë grekë po e quajnë prijës, njeriu që u prin, e kanë bërë flamur dhe po përcjellin me hymnin e të ashtuquajturit, të Vorioepirit.
Pas vrasjes së tij gjithçka u zhvillua marra mendshëm shpejt, sikur dikush ta kishte pritur këtë ngjarje, që nuk mund të ishte e vetme dhe nuk ishte marrë përsipër nga një njeri i vetëm, t cilin, sot, në dite varrimin e tij, ultrasit nacionalistë grekë po e quajnë prijës, njeriu që u prin, e kanë bërë flamur dhe po përcjellin me himnin e të ashtuquajturit, të Vorioepirit.
Befas ky njeri, i cili në çdo vend të botës do të ishte asgjë tjetër, veçse një i përbuzur, u bë jo vetëm heroi i një lëvizje ultrase, por edhe më tej se kaq, ai u bë njeriu tek i cili po mbështetet politika e forcave agresive në Greqi, i forcave ruajale në Shqipëri ndaj politikës nacionaliste greke, i forcave fetare greke si mbështetja politike, dhe, i heshtjes së forcave opozitare në Shqipëri, të cilët mendojnë se përmes heshtjes do të mund t vijnë në pushtet.
Forcat politike luajale në Shqipëri, ndaj nacionalizmit grek, si ajo e Dules dhe Omonia si duket, kanë pritur një ditë të tillë, për të shprehur publikisht besnikërinë e tyre ndaj padronëve që i futën në politikë dhe që, përmes shantazhit politik dhe shtetëror ndaj shtetit shqiptar, vazhdojnë t’i mbajnë. Opozita e sotme, të cilës i pëlqen të vetëquhet si e djathtë dhe nacionaliste, nuk arriti të dalë nga kompleksi i nënshtrimit ndaj politikës greke dhe nuk shkoi, të paktën, në nivelin e 14 deputetëve grekë që u distancuan nga shpifjet e shtypit ultras grek ndaj ngjarjes.
Zërat e arsyeshëm në shtetin grek po mbyten nga dalldia nacionaliste, nga mbështetja e kishës greke, që kërkon pushtimin e jugut të Shqipërisë, por edhe nga dobësia e shtetit shqiptar, i cili, i zënë ngushtë mes integrimit, marrëveshjeve dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në shtetin fqinj, i vënë në shënjestër, jo vetëm nga utrasit grekë, por edhe nga ” vëllezërit” opozitarë, ka hapur portat që të vërshojnë gjithfarë ekstremistësh, që nga ata që quhen deputetë evropianë, tek ish deputetë radikalë grekë që qëndrojnë pas ngjarjeve tragjike në Himarë, i ekstremistëve grekë dhe i të deleguarve të posaçëm të Kishës Autoqefale ortodokse shqiptare.
Në ditë varrimin e ekstremistit të njohur, në sheshin e fshatit, nacionalistët grekë kanë vendosur parulla kundër shtetit shqiptar, ata këndojnë këngë nacionaliste , himnin e të ashtuquajturit Vorio Epir, mbajnë flamurë grekë ku kanë afishuar thirrje kundër vendit dhe në përkrahje të ultra nacionalizmit, duke zhvendosur një akt terrorist në një çjerrje delirante.
Në mesin e kësaj turme është edhe një deputet i parlamentit të Shqipërisë, i cili, veç të tjerave, ka edhe nënshtetësi shqiptare, ashtu si edhe atë greke.
por është deputet i parlamentit të Shqipërisë. Jo nga dita e sotme, por gjithë herë sa ia ka lejuar politika dhe mendja e shkurtër e politikës sonë.
Quhet Vangjel Dule. Kryetar i një partie që përcaktohet se mbron të drejtat e njeriut. Herë herë në koalicion me të majtën dhe më shpesh me të djathtën. Tani është i opozitës.
Ai i shikon aty parullat me tekst kundër vendit ku është deputet.
Ai i dëgjon thirrjet antishqiptare.
Ai e sheh dhe dëgjon se si një ekstremist grek po shpallet nga ultra nacionalistët si hero.
Ai i dëgjon thirrjet se Kafica është heroi dhe lideri i tyre dhe se ata, edhe m tej, do të ecin në rrugën e tij.
Ai e dëgjon himnin nacionalist grek për Vorio Epirin.
Ai e sheh dhe bëhet pjesë e këtij dëliri ultra nacionalist dhe i duar troket ato.
Ai i dëgjon shpifjet që bëhen kundër vendit ku është deputet dhe ku është betuar se do të mbrojë të drejtat, liritë dhe aspiratat e kombit shqiptar.
Njeriu që nuk e pranoi kurrë se ekziston një krahinë, dikur krejt e pastër shqiptare, Çamëria, tani bëhet pjesë e turmës që kërkon Vorioepirin.
Është e tepërt të thuhet se çfarë bën ai aty.
Bën atë që ka bërë gjithnjë: që kur ishte dhjak në shërbimin e Janullatosit.
Bën lojën e dreqit.
A duhet të jetë ai njëkohësisht, edhe përkrahës i lëvizjes ultra nacionaliste greke dhe deputet i parlamentit shqiptar?
Shteti shqiptar, në këtë ditë, vendosi që forcat e tij speciale të heshtin. ndoshta bëri mirë.
Por kjo është një mirësi nga e cila përfitojnë vetëm ata që , një ditë tjetër, do të dërgojnë përsëri një “Kaficas” të ri.