Prifti i kishës “Shën Maria” në Elbasan At Nikolla Marku, ka reaguar lidhur me ngjarjen e Bularatit. Teksa komenton zhvillimet e sotme gjatë ceremonisë së varrimit, Marku thotë se thirrjet anti-shqiptare po cënojnë dinjitetin e popullit tonë.
Ndër të tjera ai shprehet se:
“Kisha e Elbasanit denon ashper thirrjet antishqiptare dhe provokuese Vorio Epir brenda territorit shqiptar ne Bularat si edhe ofendime te uleta qe i behen gazetareve tane shqiptar po brenda territorit shqiptar.
Kjo eshte haptazi shkelje e kushtetutes shqiptare dhe i bejme thirrje shtetit shqiptar te mbroje territorin shqiptar nga ekstremisitet e Agimit te arte te cilet po cenojne dinjitetin e popullit shqiptar dhe te mos i lejojne keto provokime te natyres se ulet, i bej thirrje gjithe shqiptareve te ruajne gjakftohtesine dhe u siguroj se Bularati eshte territor shqiptar ashtu sikurse edhe Gjirokastra eshte Shqiperi.
Ka qene edhe do te mbetet pjese e Shqiperise se Jugut. Rrofte Shqiperia.
Zoti i bekofte te gjithe shqiptaret.
AtNikolla Marku, Kisha ortodokse autoqefale kombetare shqiptare Shen Maria, Elbasan.”