Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së Jeff Sessions ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Vendimi është bërë publik nga vetë Session.
Siç shkruan BBC, vendimin për largimin e Jeff Session e ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.
‘Ne jemi të kënaqur që të bëjmë të ditur se Matthew G. Whitaker, shefi i kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të bëhet Prokurori ynë i Përgjithshëm. Ai do të shërbejë mirë vendin tonë,’, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.
Edhe presidenti Trump komentoi vendimin në Twitter:
‘Ne falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj atij një detyrë të re, që do të njoftohet më vonë’.