Të shtënat me armë janë regjistruar në një lokal në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosurve ka dhe viktima.
Një person i armatosur hyri në një club me emrin “Borderline” në Thousand Oaks dhe hapi zjarr me një pistoletë automatike. Dëshmitarët pohojnë se kanë dëgjuar rreth 30 të shtëna. Për t’i shpëtuar plumbave disa prej klientëve u fshehën në tualetet e lokalit dhe disa të tjerë në çati.
Multiple shooting victims in #ThousandOaks pic.twitter.com/QH9ucjNvFw
— christina heller (@CHellerTVNews) November 8, 2018