Bota është e mediokërve. Përfundimi i filozofit më të njohur bashkohor, kanadezit Alain Deneault, është kthyer në një aksiomë që e kanë bërë librin e tij një bestseller ndërkombëtar.
“Mediokracia” është libri me 239 fletë që po trondit tregjet e librit kudo dhe kritikën letrare, duke u kthyer në temën bazike të debatit në opinionin publik botëror.
Në qindra faqe, të mbushura me mendime dhe citime që nga Trump e deri te Tsipras, zbarthehen termat e reja filozofike të botës së sotme si “qendra ekstreme”, “feja e markës” “diktatura e humorit të mirë”, standarde këto që kanë prishur botën.
Sipas Alain Deneault, nuk ka pasur një marrje të “Bastijës” në të gjithë këtë revolucion botëror, por thjesht mediokrit kanë marrë pushtetin.
Në një intervistë për La Stampa, ai flet për të gjithë këtë fenomen.
Profesor Deneault, ju ka suprizuar ky sukses i librit? Apo pse ti e thua hapur se mediokrit po na drejtojnë? Prisja një jehonë më të vogël, por ky libër flet për një sëmundje sociale të përçuar nga shumë. Thënë kjo, unë kam kërkuar të evitoj moralizmat dhe të tregoj me gisht. Qëllimi ishte të tregoj presionin social shumë të fortë që inkurajon personat “mediokër”.
Ju jeni shumë i ashpër me botën akademike, së cilës i përket. A është fyer kush?
Po, kam parë që janë nxehur. Mbaj leksione sezonale dhe prezenca ime është episodike.Ambientet universitare formojnë gjithnjë e më pak një elitë të aftë që të ndriçojë rrugën që duhet të ndiqen nga njerëzit e zakonshëm.
Janë shumë të ngjashëm me një oborr të qëmotit pasi shesin rezultate kërkimesh për financuesit. Shumë autocensurë dhe formate të kopjuara për t’i bërë qejfin pushtetit.
Ke pasur kritika nga jo-mediokrit?
Në erën e mediokracisë nuk diskutohet më, mendimet kalojnë nëpërmjet korridoreve dhe preferohet më mirë të merren lajme “pozitive”.
Përse duhet të frikësohemi nga mediokracia?
Sepse shkakton vuajtje. U kërkon njerëzve të impenjuar në shërbimin publik ta drejtojnë si një organizatë private, e kështu krijohet konflikt pasi kishin një etikë të ndryshme.
U kërkohet inxhinierëve të projektohen objekte që prishen në mënyrë që t’i zëvendësojnë, u kërkohet mjekëve të diagnostikojnë sëmundje që mund të kthehen të rrezikshme vetëm në 130 vjeç. Pa folur për manipulimin e konsumatorëve nga ana e marketingut.
Mediokracia thoni ju është paradhoma e diktaturave?
Diktatura është psokotike, ndërsa mediokracia është perverse. Psikotike sepse diktatura nuk ka snjë dyshim mbi atë se kush duhet të vendosë.
Hitler, Mussolini, Tito kanë qenë personazhe hiperviziv që trondisin me fjalët e tyre; mediakracia është perverse, pasi kërkon që të tresë autoritetin e personave për ta kthyer gjithçka në një amalgamë banaliteti dhe injorance.
Anglishtja standard është gjuha zyrtare e mediokracisë?
Anglishtja manaxheriale po; ajo po e vret anglishten e vërtetë. Është një vetëvrasje gjuhësore që anglofonët flasin këtë gjuhë, pasi nuk mendohet bota në kompleksin e saj apo çdo fenomen social, duke përdorur një fjalor që nuk është i dobishëm për njerëzit por vetëm për organizatat private.
Teknologjia, rrjetet sociale dhe kolosët e web-it, edhe aty dominon mediokracia?
Duhet të imunizohemi nga një lloj leksiku që flet për progres, inovacion dhe ekselencë. Në intereson që të përdoren këto instrumente por duhet analizuar impaktin që kanë në mendim, atë moral dhe politik.
Një përdorim i shënjestruar i medias sociale, për shembull gjatë zgjedhjeve mund të ekspozojë njerëzit në mënyrë ekstreme nga rreziku i manipulimit.
E kundërta e mediokrit është “Supernjeriu”, heroi?
Joo, nuk është fare kështu. Antidota është vetëm mendimi kritik, pasi do t’ja heqë maskën ideologjisë që është diçka nën logjikën që shkenca furnizon.
Duhet të kemi një trajtim kritik analitik për dikë që kërkon të na shpërlajë trurin, për shembull e ashtuquajtura teori e “pamundësisë” për të ndaluar shitjen e armëve apo ndërtimin e autostradave pa fund.
Jeni më optimist për të ardhmen?
Çfarëdo impenjimi politik është në mes të shkurajimit dhe shpresës. Dhe është pikërisht kur situata është shkurajuese që na duhet më shumë kurajo…