osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aleksandër Moisiu, letrat për të ëmën

Aleksandër Moisiu, letrat për të ëmën

E dashur mama Me hidhërim të madh lexova që kishe qenë shumë sëmurë, por u gëzova më vonë pas pak rreshtash të letrës tënde, ku ankohesh më tepër për 18 koronat që kushton mjeku sesa nga sëmundja, gjë që do të thotë se e ke marrë veten.

Të uroj ty e të gjithë ju festa të mbara e vit të ri të lumtur! Shpresojmë që 1917 të na sjellë më në fund paqen. Të dërgova nëpërmjet bangës 500 korona, pra 50 korona për secilën motër.

Ç’mbetet për ty, 100 korona për Kostandinën po i dërgoj sot në adresën tënde duke mos e ditur të sajën. Më solli kënaqësi që i dërgova më shpejt në shtëpi, nuk do të arrinin në kohë për festat. Me shumë kënaqësi do ta prisja Elvirën. Por po kujtohem se nuk i bën mirë, le të konsultohet me mjekun. Edhe njëherë festa të mbara! I juaji Aleksandri Nëna ime e mirë dhe e dashur.

Nuk e di çfarë do të mendosh prej kësaj heshtjes sime të gjatë, por të jesh e sigurt nëna ime e mirë, që ka arsye, e jo për fajin tim. Po afrohen festat e krishtlindjeve dhe filli i një viti, prandaj dua ti uroj nënës time aq të dashur festa të këndshme e të lumtura, dhe një mijë vjet të lumtur së bashku me të dashurit e tu, të cilët i do dhe zoti të ruajtë shëndoshë që ne të kemi kënaqësinë e të paturit një nënë të mirë gjithçka të uron me sinqeritetin më të madh, biri yt. Fatkeqësia e familjes sonë, e kuptoj që është prezente dhe tepër e madhe , por besoj se me kohë do të ndryshojë gjithçka, le ti lutemi zotit.

Le të falënderojmë zotin, të na ndriçojë siç duhet e të jemi me shëndet jo të keq, por më ka marrë malli për të mirën nënë dhe motërzat e dashura. Me dashurinë më të madhe të puth nënë e mirë.

Biri yt i vogël që të do shumë Aleksandri!