Një lajm i hidhur ka ardhur këtë mbrëmje nga qyteti i Shkodrës, pasi është ndarë nga jeta volejbollisti dhe intelektuali i mirënjohur, Viktor Jubani. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga gazetari Simon Shkreli, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Shkodra humbi një njeri të madh.
“Luftove deri ne fund me semundjen e pa shpirte! Shkodra humbi nje njeri te madh qe ketij qyteti do i duhen dekada te zevendesoj vlerat e tij… Lamtumire Viktor Jubani… Pushofsh ne Paqen e Amshuar…”, shkruan Shkreli.
Viktor Jubani ka qenë një ndër profesorët dhe intelektualët më të shquar shkodran në të gjithë Shqipërinë. Ai përveç sportit, luante dhe vegla të ndryshme muzikore. Viteve të fundit vuante nga një sëmundje shumë e rëndë, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.