Fahri Balliu, dikur shërbyes dinjitoz i diktaturës dhe “zagar” i Hekuran Isait sot është krahu i djathë i Lulzim Bashës gjoja në opozitë.
Ndonëse nuk është në Parlament, pasi humbi kudo ku e coi Sali Berisha, Balliu ka ulur në karrigen e deputetit pasardhësin e tij, Klevis Balliu me firmen e Lulit.
Fahriu është njeriu me të cilin Klevisi krenohet, është ai që Klevisi e di se shëmbi diktaturën kur në fakt kërkonte të hynte në parti në vitet ’90 por se pranonte kush.
Balliu jo pak herë është akuzuar si bashkëpunëtor i ish-sigurimit famëkeq të shtetit, ndonëse nuk e ka pranuar asnjëherë. Ai ishte një nga servilat e sistemit diktatorial, të cilët nuk e bënë asnjëherë komunist, sepse ishte spiun.
Ky është ves që Fahriu ende nuk e ka hequr. Jo pak herë CNA.al ka raportuar që ai spiunon ku të mundet sa në PS, sa tek Rama, tek Gjiknuri, tek Ahmetaj, ku të mundet për një kockë dhe si këshilltari kryesor i Metës bën ligjin në presidencë. Ai kërkon të shqyejë ku të dalë.
v
Ky është Fahri Balliu botuesi i “Gazetës 55”, këshilltari kryesor i Bashës dhe zagari i plakur i Ilir Metës. CNA.al
Fotoja ku duket Fahri Balliu, Roland Musta dhe Naim Zoto është publikuar nga gazetari Ergys Alushi. Ai e shioqëron atë edhe me komentin “Dikur, kur gazetarët e “Zërit të Popullit” shkonin në shërbim!”.