osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është edhe heshtja e presidentit Ilir Meta, flori?

A është edhe heshtja e presidentit Ilir Meta, flori?

Nga Alfred Peza

Prej 10 ditësh, pyetja që po bëhet gjithnjë e më shpesh nga shqiptarët, është: Përse hesht Presidenti i Republikës Ilir Meta, në lidhje me arësyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm?

Përse nuk ka asnjë gjurmë të qëndimit të kreut të shtetit në lidhje me këtë çështje, në website-n zyrtar të institucionit?

Përse hesht opozita jonë në lidhje me aktin e mosdekretimit të z. Meta?

Pse hesht Partia Demokratike? Pse hesht Lulzim Basha? Pse hesht Sali Berisha?

Pse hesht Lëvizja Socialiste për Integrim? Pse hesht Monika Kryemadhi? Pse? Pse?

Pse… Heshtje. Heshtje. Heshtje…

Duke dashur që të kuptoja e të gjeja më shumë shembuj heshtjesh të tilla shurdhuese, në raste analoge me këtë rast politik shqiptar, por edhe me këshillat e njerëzve të mençur, rreth heshtjes, hasa në këtë shkrim të postuar në rrjet mbi një vit më parë.

Eshtë si të ishte shkruar me porosi enkas për këtë rast.

Ndaj, spo zgjatem dhe po jua propozoj që ta lexoni vetë. Kujdes.

Për ta kuptuar që të mos heshtni edhe ju pas kësaj, do të duhet ta lexoni deri në fund. Lexim të këndshëm!

a.p

KESHILLA/ Ja 10 arsyet pse heshtja është vërtet flori

Ne jetojmë në një botë, ku përmbytemi me tinguj gjatë gjithë ditës- disa të këndshëm, ca të tjerë jo dhe aq- por shumë rrallë përjetojmë heshtjen. A ka kjo shumë rëndësi? Në fakt, po.

Forumi Ekonomik Botëror, ka publikuar pak javë më parë një listë me qytetet më të këqija sa i përket ndotjes akustike, bazuar në mbi 200.000 teste mbi dëgjimin.

1.- Është zbuluar se heshtja stimulon rritjen e trurit: Në një studim të vitit 2013 mbi strukturën dhe funksionet e trurit, konstatoi se një minimum prej 2 orë heshtje, mund të rezultojë në krijimin e qelizave të reja në zonat të trurit tonë, të lidhura me të mësuarit dhe kujtesën.

2.- Zhurma ndikon në nivelin tonë të stresit- duke rritur kortizolin dhe adrenalinën. Një studim i publikuar në revistën “Heart” në vitin 2006, arriti në përfundimin se heshtja mund të lehtësojë tensionin brenda 2 minutash.

3.- Heshtja është më tepër “relaksuese” për trupin dhe trurin tuaj se sa të dëgjuarit muzikë-duke u matur me uljen e presionit të gjakut në tërësi, dhe një rritje të fluksit të gjakut në tru.

4.- Periudhat e heshtjes gjatë ditës, përmirësojnë gjumin dhe zvogëlojnë pagjumësinë. Ne të gjithë dëgjojmë këshilla në lidhje me shkëputjen e vëmendjes nga gjithçka para se të flemë, por pak prej nesh e zbatojmë realisht këtë.

5.- Studime të shumta gjatë shekullit të shkuar, e kanë lidhur ndotjen akustike me rritjen e sëmundjeve të zemrës dhe të veshëve. OBSH e krahasoi atë me një “plagë moderne”.

6.- Një studim tjetër përfshiu 100 persona, që u tërhoqën për njëfarë kohe në vetmi. Ata raportuan një rritje të ndërgjegjësimit, dhe pasjen e më shumë kohe për reflektim personal. Prandaj lërini vend dëgjimit të zërit tuaj të brendshëm, dhe merrni vendime të matura.

7.- Ju do të zbuloni se jeni në gjendje të përqëndroheni më mirë. Kjo duket shumë e qartë, por sa prej nesh përpiqen të përfundojnë një punë të rrethuar nga zhurma apo kolegët aty pranë, dhe sa të rinj këmbëngulin të dëgjojnë muzikë, ndërsa janë duke studiuar? Studime të shumta, dëshmojnë se kjo është e padobishme.

8.- Ulja e vëmendjes shqisore, na ndihmon të ripërtërijmë burimet tona njohëse. Ne ndalojmë së qeni të tej ngarkuar. Pastaj kyçemi në botën tonë kreative, dhe mund të ëndërrojmë, fantazojmë dhe meditojmë. Kur i lejojmë vetes këtë kohë të qetë reflektuese, zbulojmë se siç shkroi Herman Melville “Të gjitha gjërat dhe emocionet e thella, përpunohen dhe pasohen nga heshtja”.

9.- “Shpirti e di gjithmonë se çfarë duhet të bëjë për të shëruar veten. Sfida është të heshtësh mendjen”. Caroline Myss. Se si arrihet kjo është në dorën tuaj. Studiuesit thonë se një meditim 10-minutësh, në një heshtje totale dhe me frymëmarrje të thellë, ul stresin dhe tensionin dhe i mundëson njerëzve të përqëndrohen më mirë tek detyra që kanë nëpër duar.

10.- Dikur PRESIDENTI legjendar amerikan Abraham Linkoln është shprehur: “Më mirë të heshtësh, ndonëse të tjerët mund të supozojnë se jeni budalla, se sa të flasësh dhe të heqësh çdo dyshim”. Pra ne kemi nevojë të mësojmë, se heshtja është shpesh strategjia më e mirë, jo vetëm për veten tonë, por gjithashtu edhe për të tjerët. Jo të gjithë duan të dëgjojnë mendimin tuaj, ndaj para se të flisni duhet të pyesni veten: “Kush përfiton nga kjo? A është e sjellshme? A kam nevojë ta them këtë?”

“Flisni vetëm kur mendoni që fjalët janë më të mira se sa heshtja juaj”- Anonim. Pra, heshtja është padyshim flori, dhe e mirë për shëndetin tonë, prandaj ju duhet të përpiqeni dhe krijoni një praktikë në këtë drejtim, për të korrur përfitimet e saj të shumta.