osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Uji i Marsit, mund të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur jetën!

Uji i Marsit, mund të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur jetën!

Por ai mund të mbetet i bllokuar nën sipërfaqe. Aktiviteti vullkanik është gjithashtu i vdekur, dhe mbeten vetëm fushat magnetike të një shkalle të vogël, për ta mbrojtur atë nga rrezatimi i fortë diellor në hemisferën jugore. Pikërisht për këto arsye, ekzistenca e jetës në Mars cilësohej deri vonë se kishte me pak gjasa të ishte e mundur.

Shkruan Andrew Coates

Marsi është menduar prej kohësh si një planet i thatë dhe shterpë – i paaftë për të mbështetur jetën në të. Por studimet e viteve të fundit, tregojnë se ka më shumë gjasa që ketë prani uji, duke përfshirë edhe një liqen të mundshëm nën sipërfaqe.

Kjo ka çuar në shpresa të reja, se në fakt mund të ketë jetë në Planetin e Kuq, në varësi të kushteve nën ujë. Tani, një studim i ri, i botuar në “Nature Geoscience”, tregon se çuditërisht depozitimet e lëngut nën sipërfaqen e Marsit, veçanërisht pranë poleve të tij, mund të përmbajnë oksigjen molekular – gjë që është vendimtare për jetën në Tokë.

Kjo është emocionuese, pasi e bën edhe më të mundshme ekzistencën e jetës së mikrobeve, apo edhe kafshëve të thjeshta si sfungjerët. Sipërfaqja e Marsit, ishte 3.8-4 miliard vjet më parë shumë e ngjashme me token, dhe prandaj do të ketë pasur kushtet e duhura për jetë.

Asokohe, ky planet kishte një atmosferë të trashë, dhe ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe, një fushë magnetike globale dhe aktivitet vullkanik. Sot, sipërfaqja është e thatë dhe e ftohtë:5 deri në 10 gradë Celsius gjatë ditës dhe -100 deri -120 gradë Celsius gjatë natës. Në fakt, presioni atmosferik tani është më pak se 1 për qind e asaj në Tokë, që do të thotë se çdo lloj uji i rrjedhshëm do të zhdukej shpejt në atmosferë.

Por ai mund të mbetet i bllokuar nën sipërfaqe. Aktiviteti vullkanik është gjithashtu i vdekur, dhe mbeten vetëm fushat magnetike të një shkalle të vogël, për ta mbrojtur atë nga rrezatimi i fortë diellor në hemisferën jugore. Pikërisht për këto arsye, ekzistenca e jetës në Mars cilësohej deri vonë se kishte me pak gjasa të ishte e mundur.

Megjithatë ne tanimë dimë mbi praninë e gjurmëve të metanit. Burimi i këtij gazi, mund të jetë një aktivitet hidrotermal (lëvizja e ujit të nxehtë), ose jeta mikrobike. Në Tokë, vetëm jashtëqijtja e lopës prodhon rreth 25-30 për qind të metanit në atmosferë. Secila nga këto mundësi sfidon kuptimin tonë të tanishëm mbi Planetit të Kuq, por nëse burimi është jeta, ky do të ishte padyshim një zbulim i mahnitshëm.

Anija hapsinore e përbashkët ruso-evropiane “ExoMars Trace Orbiter”, është duke hetuar burimin e këtij metani. Edhe një anije e NASA-s, ka zbuluar gjithashtu modele që mund të tregojnë ujin që rrjedh nën sipërfaqe. Megjithatë ka shpjegime alternative. Disa shkencëtarë sugjerojnë, se ato mund të jenë thjesht lëvizje të rërës.

Kohët e fundit, misioni i ESA “Mars Express”, zbuloi pëmes radarëve prova për ujin e lëngshëm në nën rajonin polar jugor në planet – potencialisht një liqen nëntokësor. Ky ujë, i cili duket gjithashtu i ngrirë, do të kishte një gjerësi prej 20 kilometrash, dhe gjendej i vendosur 1.5 kilometra nën sipërfaqe.

Studimi i ri llogariti se sa oksigjen molecular, mund të shpërbëhej në një gjendje të lëngshme në Mars. Kjo tregon që sasia e vogël e oksigjenit që prodhohet në atmosferë, mund të shkrihet në një temperaturë të caktuar dhe presion pranë sipërfaqes së Marsit. Duke përdorur një model atmosferik, hulumtuesit e studiuan pastaj këtë hipotezë në zona të ndryshme të planetit, dhe me kalimin e kohës.

Mjediset e lëngëta që përmbajnë oksigjen molekular të tretur, shpërndahen në pjesën më të madhe të sipërfaqes së Marsit, por janë veçanërisht të përqendruara pranë poleve ku kushtet atsmoferike janë më të ftohta. Modelet kompjuterike, tregojnë se kjo mund të çojë në përqëndrime të frymëmarrjes të oksigjenit për çdo lloj mikrobe aerobe (që kërkojnë oksigjen).

Në Tokë, jeta ka evoluar së bashku me fotosintezën, e cila siguroi oksigjen që mund të përthithej në mushkëri për jetën e mikrobeve aerobike. Rezultatet e reja janë interesante – ato tregojnë se si mund të krijohet oksigjeni i përthithshëm pavarësisht nga fotosinteza. Ai gjithashtu mund të shpjegojë, se si mund të jenë formuar shkëmbinjtë e oksiduar në sipërfaqen e planetit

Pra, si mund të gjejmë dëshmi të jetës në atë planet? Misionet aktuale në Mars, po na furnizojnë me harta globale të mineraleve nga orbita, si dhe informacione nga sipërfaqja. Rezultatet e fundit të përfshijnë zbulimin e anijes “Curiosity”, se molekulat organike mund të jenë jetëgjata në Mars.

Misioni i NASA-s “Mars 2020”, do të përfshijë mostrat e gatshme për një mision mundshëm që do t’i kthejë ato në Tokë. Deri tani sondat e NASA-s, janë projektuar për të shpuar vetëm 5 cm nën sipërfaqe. Sonda që është pjesë e misionit ESA-Rusi “ExoMars 2020”, për të cilin po punojmë, do të jetë në gjendje të shpëtojë deri në 2 metra thellësi. Pra do të arrijmë të depërtojmë më poshtë, aty ku rrezatimi ultravjollcë, kozmik dhe diellor, mund të depërtojnë dhe të dëmtojnë jetën – duke dhënë shpresën tonë më të mirë për të zbuluar jetën në Mars./“The Conversation”, përshtati në shqip, Bota.al