Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë blinduar këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit. Mësohet se aksioni i policisë ka nisur pak minuta më parë, ku po kryhen kontrolle të befasishme për kapjen e ‘të fortëve’.
Aksioni synon kapjen dhe goditjen e personave me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa deri më tani raportohet për disa të shoqëruar.
Policia është hedhur në aksion vetëm një ditë pas atentatit, që tronditi Durrësin dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua shoku i Emiljano Shullazit, Edison Hariza, dhe u plagos rëndë miku i tij, Genci Caca. Dihet që Elbasani është një ndër qytetet më problematikë, ku bandat dhe krimi godet shpesh, duke bërë kërdinë.