Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka reaguar sërish për statusin e saj, me të cilin çoroditi gjithë opinionin publik, ku shkruante se “Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të”.
E ftuar në emisionin ‘Rudina’, minsitrja Kumbaro ka sqaruar se postimi u vulgarizua dhe u përkthye gabim. Sipas saj, ajo kishte ripostuar në twitter postimin e kolegut të saj dhe në thelb shprehja do të thotë se në çdo moment të jetës libri duhet të zërë vend të veçantë.
“Ky ishte një momet episodik që unë bëra, ripostova një shkrim të një kolegut tim. Mesazhi që duhej përkthyer është se të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë në thelb edhe librin. E kemi thënë në forma nga më të ndryshme. Nuk ishte detyrimisht qëllimi im, por në forma të padëshiruara u vulgarizua. Ky epsiodi i fundit tregoi që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, por krekosen në Facebook”, tha Kumbaro.