osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Rrezik serioz për banorët”, zbulohet urdhri i dytë i Lleshit për policinë

“Rrezik serioz për banorët”, zbulohet urdhri i dytë i Lleshit për policinë

Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi duket se ka ardhur me një plan të qartë për të drejtuar institucionin me kompetencat e një ministri. Brenda pak orësh ai ka nxjerrë një tjetër urdhër për drejtuesit e policisë së Shtetit.

Me sa duket, referuar dhe protestave të fundit në Durrës për ndotjen, Lleshi ngre një problem shumë serioz që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave.

Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore.

Qytetet më problematike në këtë drejtim, sipas zv.ministrit janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.

LETRA E PLOTË

I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre.

Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit.

Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike.

Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.

Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.