Ministri i Transportit dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri ka zbuluar dy alternativat që qytetarët duhet të përdorin, për të shmangur pagesën në autostradën Tiranë-Durrës pas dhënies me koncesion.
Gjiknuri tha se rruga në drejtim të Maminasit dhe Shijakut do të rikonstruktohet plotësisht përfshirë këtu edhe segmentin Kombinat-Ndroq, duke sqaruar se nuk do të aplikohet tarifa.
“Njëra është rruga nga Tirana në drejtim Maminas, Shijak, pra ish rruga e vjetër përfshi dhe rruga e shërbimit për biznesin dhe rruga tjetër që do të rikonstruktohet plotësisht do të jetë rruga Kombinat- Ndroq deri tek Plepat në Durrës.
Do të thotë që do të kemi dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i shfrytëzojnë”, është shprehur ai.