UEFA nuk ka ia ka falur FSHF-së gabimin e rëndë që ka bërë dy vite më parë duke licencuar pa asnjë lloj kriteri klubin e Tiranës për të marrë pjesë në Ligën e Europës.
Klubi bardheblu, në mënyrë të papritur fitoi të drejtën të merrte pjesë në aktivitetet ndërkombëtare për editonin 2017-2018 edhe pse nuk plotësonte asnjë kusht të licencimit, sa i përket situatës financiare pasi kishte llogaritë e bllokuara dhe qindra mijëra euro borxhe..
jë vendim i tillë sigurisht që la të pakënaqur UEFA-n, e cila hapi një hetim dhe fillimisht ndëshkoi Tiranën duke i hequr asaj të gjithë përfitimin financiar që do të kishte nga pjesëmarrja në aktivitet.
Por nga ana tjetër, hetimi ka përfshirë edhe FSHF-në, e cila ka rezultuar se ka shkelur të gjithë rregullat duke abuzuar me dhënien e licencës për klubin bardheblu.