Indeksi i Ndotjes i vlerësuar nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale, u krye nga disa ekspertë të faqes së internetit “Numbeo”, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet.
Ekspertët pasi intervistuan banorët në mbi 70 qytete europiane për ndotjen, i rezulton se më të ndoturit janë:
Tetova në Maqedoni (97,57), Napoli (84,61), Shkupi (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48).
Mes më të ndoturve janë dhe qytete si Bukureshti, Roma, Barcelona, Parisi dhe Milano.
Ndër qytetet më të pastra janë gjithashtu edhe Goteborgu, Viena, Mynihu, Kopenhaga, Talini, Oslo, Vilnius, Amsterdami dhe Praga.
Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo (16,67).