Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi është sulmuar gjatë natës që lamë pas.
Mediat raportojnë se një person ka hedhur një granatë dore pranë ambasadës.
Më pas, autori ka shpërthyer një bombë tjetër, duke vrarë veten e tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar nga stafi i ambasadës së SHBA.