Policia italiane ka ekzekutuar urdhrat e arrestit të lëshuar nga Gjykata, duke arrestuar 22 persona në Brescia dhe Bergama, si pjesë e një organizate kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.
“Ansa” raporton se të arrestuarit akuzohen për trafik droge në zonën e Bergamsco dhe të Parma.
Në pranga ka rënë edhe shqiptari Gëzim Sallaku, Presidenti shqiptar i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ në Serinë D në Itali. Në shtëpinë e tij u gjetën 3 armë zjarri të cilat i posedonte pa leje, si dhe municion. Armët mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij. Gjatë operacionit të policisë italiane u zbulua edhe një laborator droge në zonën e Bergamasco.
Nuk ka informacion sa u përket shqiptarëve të tjerë të arrestuar. Detaje pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet italiane.