Është identifikuar shqiptarja e cila humbi jetën tragjikisht dje në Itali, Alma Ndoji, 28 vjeçare ra nga ballkoni i banesës ku jetonte në lagjen Rebocco (rruga “Duino”) të La Spezia-s, ku jetonte bashkë me djalin rreth 1 vjeç dhe bashkëshortin.
Ajo dyshohet se po nderte rrobat për t’u tharë dhe humbi ekuilibrin.
Përplasja me tokën pas rënies nga një lartësi prej 15 metrash rezultoi fatale për nënën e re. Ngjarja është cilësuar aksidentale.
Sipas mediave italiane, e reja kishte shkuar në Itali prej tre muajsh (me djalin e saj) për të qëndruar me partnerin e saj, i cili ai jetonte dhe punonte prej një kohe të gjatë në një kompani ndërtimi në La Spezia, shkruan panorama.al.
E reja ka qenë e vetme kur ka ndodhur tragjedia, pasi fëmija ishte në kopsht dhe burri në punë.
Megjithatë pritet përgjigja e autopsisë në ditët në vijim.