osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mehmeti, në Nju Jork, shqiptarët i thyejnë xhamin e makinës

Mehmeti, në Nju Jork, shqiptarët i thyejnë xhamin e makinës

Zbardhet raporti i ish-ministrit të Jashtëm Reiz Malile, i cili në vitin 1960 kur Mehmet Shehu mbajti fjalimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ishte shef i Misionit të Shqipërisë në OKB

Raporti i Maliles: Ja 14 incidentet që na ndodhën

Janë gati 14 incidente që i kanë ndodhur Mehmet Shehut gjatë vizitës së tij në Nju Jork, në vitin 1960, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Incidentet e shoqëruan Kryeministrin që në momentin që ai zbriti nga anija “Queene Elisabeth” në portin e Nju Jorkut, më 20 shtator 1960. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në SHBA, ish kryeministri Mehmet Shehu u detyrua të përballej me protestat shumta të shqiptarëve të Amerikës, me protesta të “vorio-epirotëve”, si dhe me kufizimin e lëvizjeve të tij.

Të gjitha incidentet që i kanë ndodhur Kryeministrit u janë raportuar drejtuesve të Ministrisë së Jashtme nga ana e Reis Maliles, i cili ishte edhe shef i Misionit të Shqipërisë në OKB gjatë asaj periudhe. Gazeta “Telegraf” boton të plotë raportin e Reis Maliles në lidhje me vizitën e Mehmet Shehut në SHBA. Në raport Malile ka përshkruar me detaje të gjithë çastet më të vështira që ata kaluan gjatë vizitës së Mehmet Shehut në Nju Jork, si dhe takimet e këtij të fundit me veteranë amerikanë të Luftës së Spanjës.

Misioni i kryeministrit

Mehmet Shehu mbron Kinën në Amerikë

Ishte 3 tetori i vitit 1960, kur ish kreu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, fjalimin e tij nuk do ia kushtonte problemeve të vendit të tij, por të Kinës. Ish-kryeministri në fjalimin e tij sulmoi rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe deklaroi domosdoshmërinë e pranimit të Kinës në OKB. Figura e Mehmet Shehut në vitet ‘60 ishte ngritur gati në mit, sepse prishja e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës e vuri atë përkrah Enver Hoxhës jo vetëm në Moskë, por edhe në të gjitha përfaqësitë ndërkombëtare për Shqipërinë. Me këtë rast mund të themi se ai u bë “sozia politike” e diplomacisë të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së. Në qëndrimin e Mehmet Shehut me rastin e sesionit të 15-të të OKB-së, në vitin 1960, ka një veçori: veçoria qëndron në faktin se, në vitin 1960 ishte koha e prishjes së marrëdhënieve me BS dhe në të gjithë shkrimet e shtypit shqiptar të viteve post diktaturë, pothuajse ishte hedhur ideja që Perëndimi e në veçanti, SHBA, kishin interesa të mëdha për shtetin shqiptar. Mirëpo, si gjithmonë, vendi që drejtohej nga Enver Hoxha nuk pranonte dhe nuk u tërhoq asnjëherë nga kërkesat dhe interesat e SHBA-ve.

Raporti i Reiz Maliles

Informacion mbi qëndrimin armiqësor të autoriteteve amerikane kundrejt kryetarit të Këshillit të Ministrave të RPSH, shokut Mehmet Shehu, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Nju Jork, në krye të delegacionit të RPSH, në Sesionin XV të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

19 shtator 1960

Me informacionin tonë, datë 19 shtator 1960, kemi vënë në dijeni Ministrinë e Jashtme mbi aktet armiqësore të autoriteteve amerikane, lidhur me ardhjen në Nju Jork të kryetarit të Këshillit të Ministrave, shokut Mehmet Shehu. Në vijim të informacionit të lartpërmendur, më poshtë ju njoftojmë mbi aktet armiqësore të autoriteteve amerikane gjatë periudhës që shoku Kryeministër qëndroi në Nju Jork.

Relacioni i Parë

Sikurse kemi njoftuar edhe në relacionin e parë, autoritetet amerikane, mbasi mësuan në mënyrë definitive se kryetarët e qeverive të vendeve socialiste do të merrnin pjesë në punimet e Sesionit XV të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, organizuan një fushatë të gjerë shpifjesh kundra një pjese prej tyre dhe vendeve që ata përfaqësonin. Në këtë fushatë armiqësore një vend të rëndësishëm zinte vendi tonë dhe vetë kryeministri, shoku Mehmet.

Paralajmërimi

Tri ditë përpara se të mbërrinte këtu delegacioni tonë, në Mision na erdhën dy kapitenë të policisë amerikane, të cilët me rekomandimin e Misionit Amerikan në OKB, biseduan me ne masat e hollësishme për sigurimin e shokut Kryeministër. Ata na njoftuan se, me këtë rast, gjithë blloku i godinave rreth e përqark selisë së Misionit tonë do të ishte i rrethuar me një numër të madh policësh dhe dedektivësh. Po kështu, në selinë e Misionit, i cili sikurse dihet, ndodhet në katin e dhjetë të një godine të lartë, do të vendoseshin (jashtë zyrave) një numër i madh policësh e dedektivësh. Gjatë gjithë lëvizjeve, brenda lagjes Manhatan, Kryeministri do të shoqërohej nga disa automobila me policë e dedektivë, etj. Në të njëjtën kohë, ata na vunë në dijeni se për karshi selisë së Misionit do të viheshin edhe shenjat përkatëse ku mund të lejoheshin demonstrata kundra nesh. Ne iu thamë të sipërmve se, “nuk parashikojmë demonstrata, sepse deri tani asnjëherë nuk janë bërë kundra nesh e se policia duhet të marrë masa, t’i ndalojë, sepse krijohen kondita pune anormale për delegacionin”; kapitenët na u përgjigjën se, “shenjat e rastit do t’i vendosim për çdo eventualitet”.

18 shtator 1960

Të nesërmen, në 18 shtator 1960, rreth orës 12:00, godina e Misionit u rrethua me një numër të madh policësh. Mbas afro një ore, në vendin e caktuar nga policia për demonstrata, erdhën një grup kriminelësh shqiptarë të arratisur dhe në mënyrë të organizuar, qëndruan afro 2 orë përpara Misionit, këndonin këngë të ndryshme shqiptare dhe hidhnin parulla armiqësore kundra vendit tonë dhe udhëheqësve tanë. Numri i tyre arrinte deri në 90 vetë, të gjithë ishin të organizuar për të demonstruar nga ana e policisë së fshehtë amerikane FBI. Mbas Misionit, po të organizuar shkuan përpara selisë së OKB-së dhe po atje demonstruan për rreth një orë. Të tilla demonstrata armiqësore u organizuan edhe kundrejt disa udhëheqësve të tjerë të vendeve socialiste. Jemi informuar se policia amerikane të gjithë demonstruesit i paguan me dollarë për çdo orë që ata kryejnë veprën e poshtër.

20 shtator 1960

Ditën që mbërriti shoku Kryeministër në Nju Jork, në 20 shtator 1960, masat e policisë u përforcuan edhe më tepër. Porti ku qëndroi vapori “Queen Elizabeth”, me të cilin udhëtoi delegacioni, ishte i rrethuar nga të gjitha anët me policë e dedektivë. Mbas konferencës së shtypit të dhënë nga ana e shokut Mehmet me gazetarët në zbritje në port, kur kolona e automobilave ishte duke dalë nga porti, një grup amerikanësh të organizuar nga policia u çor njëherë “uuuuu”, ulërimë kjo e drejtuar kundra delegacionit.

Po në atë datë, 20 shtator 1960, një grup kriminelësh shqiptarë u rrahën me një grup “vorio-epirotësh”, të cilët sikurse të parët, kishin ardhur përpara selisë së OKB-së për të demonstruar kundra vendit tonë dhe shokut Kryeministër. Përleshja ishte e fortë, u thyen ombrella dhe pankarta në kokat e të dy palëve, u gjakosën dhe disa prej tyre u dërguan në spital. Kjo ndodhi pikërisht në kohën kur delegacioni tonë ishte duke hyrë me automobil në oborrin e selisë së OKB-së.

25 shtator 1960

Në datën 25 shtator 1960, një grup kriminelësh, rreth 50 vetë, erdhën prapë përpara Misionit dhe demonstruan sikurse edhe herën e parë për afro 45 minuta, prej këtej ata shkuan para selisë së OKB-së. Mbas tyre, rreth orës tre të pasdites së po asaj date, përpara Misionit erdhi një grup “vorio-epirotësh”, të cilët edhe këta demonstruan, me ndryshimin se të parët bënin zhurmë, ndërsa të dytët, duke mbajtur pllakata në duar vinin rrotull në heshtje. Kriminelët shqiptarë demonstruan përpara Misionit gjithsej dy herë, ndërsa “vorio-epirotët” tre herë për gjithë kohën që qëndroi shoku Kryeministër këtu. Ndonjë incident ose goditje nga ana e tyre gjatë kohës se demonstrimit nuk pati. Është për të shënuar se demonstratat i kombinonte policia amerikane, kriminelët dhe “vorio-epirotët” nuk i sillnin në të njëjtën kohë përpara Misionit, se kishin frikë se mos përlesheshin me njëri-tjetrin, nga ana tjetër, dukej qartë, se çdo gjë e organizonte policia, për faktin se, disa orë përpara se të fillonte demonstrata, policia sillte përforcime përpara Misionit, numri i policëve dhe dedektivëve shtohej shumë, po kështu edhe i automobilave të policisë dhe agjentëve të fshehtë. Gjatë kohës që u bënë demonstratat e sipërshënuara, në Mision, na morën në telefon disa amerikanë, qytetarë të thjeshtë, të cilët pa thënë emrin e tyre nga frika e persekutimeve, shprehnin simpatinë për ne dhe dënonin organizimin e demonstratave armiqësore kundra nesh. Konkretisht njëri prej tyre na tha se, “personat që janë mbledhur përpara Misionit nuk shprehin ndjenjat e popullit amerikan, ne na vjen keq seriozisht kur shohim veprime të tilla të ulëta në një kohë që pritet të diskutohen probleme shumë të rëndësishme në OKB”.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të delegacionit të kryesuar nga ana e shokut Kryeministër, këtu ndodhi vetëm një incident serioz që vlen të shënohet.

4 tetor 1960

Në datën 4 tetor 1960, ndërsa shokët Dhimitër Lamani, Llambi Peçini, Nesti Saraçi dhe Servet Memetko ndodheshin me automobilin e Misionit (targa DPL 27), në rrugën “Allen Street”, krimineli Selahudin Kaloshi i dikton se ishin persona nga të delegacionit tonë, futet në një magazinë aty pranë, merr një shishe vere dhe e hedh në drejtim të automobilit tonë. Shishja goditi dhe theu xhamin e derës së dytë (të djathtën) të automobilit. Shokët tanë zbritën përnjëherë, thirrën një polic amerikan që ishte aty pranë dhe që në fakt e pa vetë ç’ndodhi, sepse edhe krimineli vazhdoi të qëndronte në vendin ku ishte, dhe kërkuan prej tij të merrte masat përkatëse. Megjithëse krimineli pranoi aktin e kryer dhe megjithëse shokët tanë i treguan atij dokumentin e OKB-së, polici nuk pranoi të merrte asnjë masë, kjo për faktin se krimineli i tha atij se të sipërmit ishin “komunistë”.

5 tetor 1960

Lidhur më sa më sipër, në datën 5 tetor 1960, i bëra vizitë shefit të Protokollit të OKB-së, De Noue, dhe kërkova nga ana e tij që të njoftonte Sekretarin e Përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë të ndërhynte pranë autoriteteve amerikane për të marrë masat përkatëse kundër kriminelit dhe kundër policit që nuk tregoi asnjë interesim, si dhe të merreshin masat përkatëse për të siguruar veprimtarinë e delegacionit konform Marrëveshjes midis OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me selinë e OKB-së. Shefi i Protokollit u tregua mjaft i shqetësuar dhe premtoi se do të informonte menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm dhe se do të interesohej për t’u marrë masat përkatëse. Unë insistova edhe njëherë mbi nevojën e marrjes së masave dhe i kërkova që të më njoftonte ç’masa konkrete do merren”.

Epilogu

Meqenëse i sipërmi nuk po më jepte përgjigje, megjithëse kaluan disa ditë, unë e mora në telefon dhe i kërkova përfundimin, ai u përgjigj me plot justifikime se çështjen po e ndiqte dhe se po çuditej se si autoritetet amerikane nuk po i jepnin ndonjë përgjigje të shpejtë mbi sa u kishte parashtruar. Unë insistova të ndërhynte edhe njëherë, këtë e mori përsipër, por përgjigje në të vërtetë edhe më pas nuk na dha, kjo shpjegohet lehtë se edhe ai nuk është gjë tjetër veç një kulis i amerikanëve. Mbas incidentit të mësipërm nuk pati ndonjë tjetër. Duket se ndërhyrja në OKB, sado pak, e bëri një farë efekti.

Organizata

Shqipëria në OKB mes 192 shteteve anëtare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është një organizëm i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e këtij organizmi është në Gjenevë, ndërsa aktivitet i zhvillon kryesisht në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA. Sekretar i përgjithshëm herën e fundit është zgjedhur Ban Ki-Moon. OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (SHBA, Kina, Anglia, Rusia dhe Franca) dhe kjo organizatë zëvendësoj Ligën e Shteteve e cila ishte formuar në vitin 1919, por nuk u tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania, Japonia etj. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 192 shtete anëtare. Shqipëria u anëtarësua në OKB më 14 dhjetor 1955, duke u bërë kështu vendi i 76-të anëtar i Organizatës së Kombeve. Shteti shqiptar bëri kërkesën për anëtarësim në OKB në fillim të viteve ’50, kërkesë kjo që nuk u pranua. Qeveria e përsëriti sërish kërkesën në vitin 1952, por vendet perëndimore ishin të mendimit se në Shqipëri “nuk respektoheshin të drejtat themelore të njeriut dhe liritë elementare të individit”. Shqipëria arriti të bëhej pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vetëm 3 vite më vonë. Disa prej ambasadorëve të Shqipërisë në OKB. Pas anëtarësimit të saj në OKB, Shqipëria vendosi pranë selisë së saj në SHBA edhe misionin e saj, i cili në atë periudhë kryesohej nga Reis Malile. Krerët e këtij misioni ishin edhe të vetmit diplomatë shqiptarë në SHBA për gati 50 vjet të regjimit komunist.