Përplasja mes presidentit dhe kryeministrit lidhur me mosdekretimin e Ministrit të Brendshëm ka shkaktuar debate të forta në emisionin “Opinion”.
Edhe vetë drejtuesi iI emisionit është përfshirë në debat, ndërsa ka kërkuar të sqarojë për të publikun argumentat e hedhura nga paneli.
Por ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka ka ndërprerë një argument të Iris Luarasit, drejtuesi i emisionit ka kërkuar nga regjia që Nokës t’i ulet mikrofoni.