U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve, me takimin më të rëndësishëm mes Interit dhe Barcelonës që u mbyll në barazim 1-1. Katalanasit dominuan të gjithë takimin, por në shumë raste ishin pritjet vendimtare të Handanoviç që mbajtën në lojë zikaltrit.
Golat erdhën vetëm në minutat e fundit, ishte Malkolm ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 83-të, por vetëm 4 minuta më pas, Ikardi barazoi pas një topi të mbetur në zonën e Barçës. Gjithsesi, me këtë barazim, spanjollët mbeten të parët në grup, me 10 pikë, e Interi ndjek me 7.
Në takimet e tjera, Totenhemi përmbysi PSV-në, me shifrat 2-1. De Jong shënoi që në minutën e dytë, por ishte Herri Kejn, që në minutat 78 dhe 89 me dopietën e tij, përmbysi gjithçka.
Atletiko e Madridit fitoi ndaj Dortmundit, me rezultatin 2-0, dhe golat e Saul dhe Grizman. Më poshtë, rezultatet e plota të mbrëmjes.
REZULTATET
Porto-Lokomotiv Moskë 4-1
(Herrera 2′, Marega 42′, Korona 67′, Otavio 93′ / Farfan 59′)
Shalke-Gallatasarai 2-0
(Burgstaler 4′, Uth 57′)
Totenhem-PSV 2-1
(De Jong 2′, Kejn 78′ ,89′)
Atletiko Madrid-Dortmund 2-0
(Saul 33′, Grizman 80′)
Napoli-PSG 1-1
(Insinje 63′ pen / Bernat 45+2′)
Inter-Barcelona 1-1
(Ikardi 87′ / Malkolm 83′)