Deputeti i Lulit, i cili pak kohë më parë u kap në një bisedë perverse në sallën e parlamentit, Ervin Salianji, është fotografuar sot në Aeroportin e Rinasit, së bashku me gazetarin Robert Rakipllari, i njohur për servilizmin e tij ndaj pushtetarëve.
Mësohet se Salianji po udhëton drejt Milanos për të parë ndeshjen e Champions League, mes Interit dhe Barcelonës, kostot e së cilës shkojnë më shumë sesa rroga mujore e deputetit të video-skandalit.
Pra, udhëtimi me avion drejt Milanos, qëndrimi në hotel dhe biletat e ndeshjes, në fakt janë një kosto që nuk e përballon rroga mujore e një deputeti të parlamentit shqiptar, pa folur më tej për faktin se deputetët e PD kanë disa muaj pa rroga, pasi vijojnë bojkotin ndaj parlamentit.
Ndërkohë që situata politike në vend mbetet mjaft e nxehtë Luli ja mbath drejt Lisbonës, ndërsa Salianji drejt Milanos. Pra, Shqipëria digjet e deputetët e Lulit shohin Champions League. Nga njëra anë bëjnë sikur bërtasin kundër qeverisë dhe nga ana tjetër shijojnë jetën rrugëve të Europës.
Ne si CNA.al u përpoqëm shumë për ndonjë detaj, por nuk i dhanë përgjigje pyetjes a do shkojë edhe G.D., që të shohë ndeshjen.
Nuk gjetëm dot një përgjigje, por gjithësesi një gjë e kemi të sigurtë. Deputetët e Lulit bojkotojnë parlamentin, por jo ndeshjet e Champions League, me kosto marramendëse./ CNA.al