osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse nuk figuron vendimi për Sandër Lleshin në faqen e presidentit?

Pse nuk figuron vendimi për Sandër Lleshin në faqen e presidentit?

Nga Alfred Peza

Nëse je një qytetar që përtej kakofonisë së debatit publik e mediatik, kërkon të kuptosh se përse z. Meta nuk e dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, gjëja e parë që të shkon ndërmend është që të futesh fillimisht në website-n zyrtare të Presidencës. Me shpresën se duke kërkuar, mund të gjesh aty dekretin, njoftimin zyrtar, lajmin dhe deklaratat që janë bërë për këtë çështje. Në adresën www.president.al megjithëse mund ti kërkosh të gjitha kategoritë, në fund kupton se aty nuk ka asnjë gjurmë të vendimarrjes dhe qëndrimeve të kreut të shtetit për këtë çështje.

Ndryshe nga sa thuhet nga opinionistë të ndryshëm jo vetëm të medias, por edhe të jurispundencës shqiptare, NUK ka një dekret të Presidentit të Republikës as për ta emëruar dhe as për të mos e emëruar z. Lleshaj si ministër të Brendshëm. Në websiten zyrtare të Presidencës, nuk figuron një i tillë, në kategorinë; “dekrete”.

Ndryshe nga sa thuhet nga mediat tradicionale dhe ato online, NUK ka një njoftim të dalë në rrugë zyrtare nga institucioni i Presidentit të Republikës, për vendimin e shumëdiskutuar. Gazetarët thanë se në celularë u ka ardhur nga punonjës të zyrës së shtypit njoftimi se: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së z. Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.” Por, ky “lajm”, “njoftim”, “njoftim i fundit”, apo “mesazh” nuk figuron sot në websiten zyrtare të presidencës.

Referenca e vetme që gjendet aty për këtë çështje është lajmi i datës 5 nëntor, me titullin: Deklaratë e zëdhënësit të Presidentit të Republikës, ku thuhet se i pyetur nga mediat lidhur me takimin “Rama- Meta”, thekson se…. Eshtë fjala për deklaratën që mbyllet me fjalinë: Presidenti Meta ka bindjen e plotë (përsëri del “bindja e plotë”) se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”. Në gjithë tekstin e kësaj deklarate, në asnjë moment nuk përmendet asnjëherë, as fakti se takimi është bërë për çështjen e mosdekretimit; as emërtimi ministri i ri i Brendshëm,; nuk përmendet as emri i Sandër Lleshajt dhe asnjë referencë që nesër të të bëjë të kuptosh se po flitet pikërisht për këtë çështje. Rastësi?! Ndoshta… Mbetet të shihet në vijim.

Pyetja që lind sot është se përse Presidenti i Republikës, nuk ka asnjë gjurmë të vendimarrjes së tij konkrete në lidhje çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj? Asnjë dekret, asnjë referencë institucionale, asnjë nen i Kushtetutës apo i ndonjë ligji i cituar si bazë për vendimarrjen, asnjë lajm në websiten zyrtare të institucionit, asnjë njoftim për arësyet konkrete të refuzimit.

Nëse bindja e z. Meta do të bazohej mbi diçka konrete, atëherë kreu i shtetit nuk kishte pse të mos e thonte. Nuk ka pse të mos e shprehë atë publikisht. Nuk ka pse e fsheh. Nuk ka pse të mos e shkruaj. Aq më tepër që ky është një detyrim ligjor i kreut të shtetit, bazuar tek “e drejta e informimit dhe transparencës” së opinionit publik, që buron nga Ligji “Për të drejtën e informimit”. Ndaj, z. Meta nuk ka pse të mos e ketë të fiksuar në websiten zyrtar të institucionit edhe këtë informacion, në të cilin gjenden të pasqyruara të gjitha aktivitetet e tij të përditshme.

A do të thotë kjo, se nëpërmjet kësaj mungese, po tentohet të fshihen gjurmët e diçkaje jo kushtetuese, jo ligjore, jo institucionale dhe jo Presidenciale? Uroj që jo! Më shumë sesa kjo, gjithkush që kërkon zgjidhjen e kësaj situate jo normale dhe të paprecedentë në këto 28 vjet në Shqipëri, uron që të jetë ndoshta ajo që tha Kryeministri në Parlament, kur u shpreh se “do t’i japim edhe ca kohë që ta bluajë, por edhe vetes për të hedhur hapin e radhës”.

Sot mediat folën për gatishmërinë e mazhorancës së majtë, për ti ardhur në ndihmë Metës, “për tu rikthyer në binarët kushtetues, nëse ai do të reflektojë, duke dërguar për të dytën herë në Presidencë, propozimin e Kryeministrit me emrin e Sandër Lleshit. Për Metën do të hapej kështu një tjetër afat kohor 7 ditor, Brenda të cilit mund ta dekretojë ministrit.” Më pas, citohet Kryeministri që u shpreh se “nuk kam humbur besimin se Presidenti nuk e ka thënë ende fjalën e fundit mbi këtë çështje”.

Fakti që vendimi për Sandër Lleshin ende mungon në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës, le të lexohet si një mundësi se edhe për zgjidhjen e këtij rasti, “shpresa vdes e fundit”.