Gareth Bale ka treguar se ka një zemër të madhe e të bardhë. Familja e të fejuarës së futbollistit të Real Madrid po kalon një moment të vështirë për shkak të një tragjedie.
Bashkëshorti i motrës së Emma Rhys-Jones është vetëvrarë, duke lënë familjen dhe fëmijët në një situatë shumë të vështirë ekonomike.Ai i dha fund jetës nga frika se shërbimet sociale do t’i merrnin fëmijët, pasi konstatuan kushtet shumë të vështira në të cilat jetonte familja shkruan Daily Mail.
Familja e të fejuarë së Bale jetonte bashkë me fëmijët në një rulotë. Futbollisti i njohur investoi 283 mijë euro për të blerë një shtëpi për kunatën e tij në periferi të Kardifit, si edhe një makinë që të kenë mundësi të lëvizin.