Gjashtë persona janë arrestuar, pasi ishin duke përgatitur një sulm kundër presidentit francez Emanuele Macron.
‘France24’ raporton se arrestimet janë bërë në tri zona të veçanta të ndryshme të Francës, Isere, në juglindje të Lyonit, Verë, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgut dhe në Ille-et-Vilaine, pranë qytetit të Rennes.
Mësohet se të gjashtë personat e arrestuar kishin planifikuar një plan të pamëshirshëm për të eleminuar presidentin Macron.
Kurse televizioni “BFM TV” raportoi se të gjashtë të arrestuarit janë anëtarë të ekstremit të djathtë.
Kujtojmë këtu se presidenti francez Macron është duke zhvilluar një turne 7-ditor në Francën verilindore.