osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta një histori “dashurie” me krimin dhe korrupsionin

Ilir Meta një histori “dashurie” me krimin dhe korrupsionin

Prej më shumë se 72 orësh ka plasur një debat i fortë politik në lidhje më një akt politik të presidentit Ilir Meta. Në shkelje të Kushtetutës ai nuk dekretoi një ministër, dhe këtë e pranojnë të gjithë, që nga Lulzim Basha tek Edi Rama dhe vetë doktor Berisha, që në asnjë rast nuk e quajnë veprimin e Metës si të drejtë dhe kushtetues.

Por dardha e ka bishtin mbrapa, përtej lojës së shahut nga Meta apo Rama, një dyshe problematike e Partisë Socialiste, që kanë pasur gjithmonë gër-vëret e tyre, të cilat fillojnë në kohën kur ishte Fatos Nano kryetari i PS dhe Meta kryeministër, më pas në kohën e Berishës kryeministër dhe sot kur është vetë Rama.

Loja politike ka sjellë një debat të fortë mbi moralin e Ilir Metës në politikë. Dikush e quan ujk të vjetër, dikush shtetar, dikush njeri me autoritet të padiskutueshëm, dikush edhe politikan të kalibrit europian, por të bësh diskutim për moralin politik të Ilir Metës është njësoj si të gjykosh për moral një prostitutë të përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Në fakt kjo fjalia e fundit i shkon më shumë se çdo gjë tjetër politike presidentit Ilir Meta.

Le të kthehemi pak në kohë me Ilir Metën kur ishte kryeministër. Luli në atë kohë ishte qytetar europian, nuk ekzistonte hiç, por Berisha në krye të opozitës e lexonte si bandit, vrasës, njeri të korruptuar, kriminel në krye të një qeverie hajdutësh, njeriun që futi krimin dhe korrupsionin në politikë.

Prandaj për të gjithë ata demokratë që janë eksituar nga një prostitutë politike që fatkeqsisht e kemi president duhet të marrin frymë, të kthejnë pak kujtesën jo larg.

Në kohën kur Ilir Meta u akuzua nga PD si vjedhësi i thesarit të shtetit, kur Ilir Meta rrihte, arrestonte dhe dhunonte demokratët ishte vetëm 31 vjeç, atëherë nxirte në zgjedhje tanket, vidhte vota, shiste mandate deputetësh, për këtë u detyrua edhe të falte presidentin në vitin 2002.

Ilir Floririn demokratët e njohin, si socialistët që i tradhëtoi në vitin 2005 kur ju nxori kandidatët e pavarur dhe ju humbi pushtetin, duke u kthyer më pas në shkatërrimin politik të PD-së dhe demokratëve.

LEXO EDHE: Deklarata bombë/ Kush janë dy politikanët që kanë nxjerrë kriminelët nga burgu
Në një video skandal me bllok në dorë Ilir Meta u kap “i gjallë” si majë e piramidës korruptive të shtetit. Më pas një protestë për bllokun e tij me Lulin mnistër të Brendshëm la katër viktima në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më tej i frikësuar nga prangat qëndronte pas Berishës dhe sapo Gjykata e Lartë dha vendimin për “bllokun” e tij me tre ekspertë që më pas u bënë drejtorë të LSI, shtroi një darkë me ngjalla në Lalëz, ku nuk ngopej as ai dhe as Rama.

Iku nga Berisha, dhe në rolin e Tarzanit u bashkua me Rilindjen, çfarë nuk bëri për 4 vjet me ministrat e tij të paaftë, hajdutë dhe skandalozë. U tall me demokratët dhe vetë Berishën në parlament. Bënte rolin e namusqares kur opozita ishte në çadër, më pas edhe pse ishte zgjedhur president doli rrugëve e sillej si bandit për të shpëtuar lëkurën nga frika se sërish po i tundeshin prangat.

E pasi kapi kolltukun vuri gruan në krye të partisë së tij që është thjesht një çetë banditësh, hajdutësh dhe mercenarësh me pagesë dhe e kaloi në gjirin e Lulit në opozitë.

Sot fatkeqësisht, “prostituta politike” është kthyer në “shpëtimtarin” në njeriun e shpresës për PD-në dhe demokratët, kur në fakt duhet të ndodhte e kundërta.

Basha dhe PD do fitonin më shumë elektorat në rast se në koshin e plehrave politike të parin do hidhnin Ilir Metën dhe këtë e ka treguar koha. Sa herë PD ka qenë afër LSI-së dhe Metës vetëm është rrudhur.

Demokratët nuk mund ta harrojnë Ilir Metën, një firmë e pa vënë në një dekret nuk është shpëtim për PD, as për demokratët, eshtë skema tij e rradhës pasi ka dëgjuar dhe ka qeshur me idiotsitë e Fahri Balliut apo ka derdhur ndonjë kupë verë me Çim Pekën apo Ilir Kullën./ CNA.al