Sikurse u lajmërua dje, Presidenti Ilir Meta në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot për një vizitë në Itali ku zhvilloi një vizitë në Rajonin e Kalabrisë.
Sikurse shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga vetë kreu i shtetit, ai është duke udhëtuar me avion për në Itali bahskë me këshilltarin e tij të sigurisë, Ilir Kulla.
Por ajo që bie në sy është bileta që ka xgjedhur të udhëtojë kreu i shtetit. Në një kohë që kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të shtetit zgjedhin që të udhëtojnë me klasin ekonomik, Meta ka udhëtuar me klasin biznes.
Ajo që e tradhëton ka qenë pikërisht kjo foto e publikuar në faqen e tij në Facebook. Kushdo që ka udhëtuar së paku njëherë me avion e ka të qartë se disa radhë pranë kabinës së pilotit janë të rezervuara për klasin VIP duke pasur edhe shërbime ekstra, normalisht kundrejt një çmimi më të kripur.
Për të ruajtur privatësinë kjo pjesë mbyllet me perde. Por kjo se ka penguar kreun e shtetit që të shijojë një udhëtim komod, ndonëse president i një shteti të vogël.