osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vrasja e ‘Kacifas’/ Shpërthen në Greqi, deputetët grekë dalin kundër medias vendase: Ja për çfarë i akuzojnë!

Vrasja e ‘Kacifas’/ Shpërthen në Greqi, deputetët grekë dalin kundër medias vendase: Ja për çfarë i akuzojnë!

Një grup i deputetëve të partisë SYRIZA në Greqi kanë kritikuar median greke për falsifikim të fakteve për vrasjen e Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Rreth 14 deputetë të kësaj partie, që ka shumicën në qeverinë greke, i kanë dërguar një letër kryeministrit dhe ministrit që mbulon sektorin e mediave kundër raportimeve të teleivizionit “Star TV”.

Në kritikat e tyre, deputetët grekë thonë se televizioni ka prodhuar lajme dhe video të rreme mbi detajet e vdekjes së Kacifas.

Konkretisht deputetët grekë thonë se televizioni ka dhënë lajme se gjoja Kacifas është vrarë pas arrestimit, gjë që bie në kundërshtim me faktet e njohura deri më sot për këtë ngjarje. Gjithashtu ata shpjegojnë se në këtë televizion dhe më pas në shumë më media të tjera është shpërndarë një video që gjoja tregon arrestimin e Kacifas, kur në fakt pamjet i përkasin një arrestimi të vitit 2014 dhe nuk kanë lidhje me atë që ka ndodhur në Bularat.

Deputetët thonë se publikimi i lajmeve të tilla “ka ndikuar në keqinformimin e opinionit publik grek për çështje që janë shumë të ndjeshme, si ato në marrëdhëniet me vendet fqinje”.

Duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që një televizion publik shpërndan lajme të rreme, deputetët e SYRIZA i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për të mbrojtur të vërtetën.

SYRIZA ka 135 deputetë nga 300 që ka gjithësej parlamenti grek.