Sandër Lleshi ka marrë sot zyrtarisht ‘frenat’ e Ministrisë së Brendshme. Me të marrë postin më të rëndësishëm për goditjen e krimit dhe korrupsionit, Lleshi ka nisur nga puna.
Ai ka dhënë sot urdhrin e parë si i pari i kësaj ministrie, pasi mësohet se ka urdhëruar mbajtjen e një mbledhjeje me drejtorët e policisë së qarqeve. Në mbledhjen në fjalë, pritet që ai të bëjë të ditur edhe objektivat e punës së tij.
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama shoqëroi vetë Sandër Lleshin në godinën e ministrisë së Brendshme, pas zyrtarizimit të tij në Kuvend. Pas 30 minutash, në një takim me dyer të mbyllura, Rama u largua nga godina e ministrisë së bashku me Fatmir Xhafajn.
Mësohet se pas largimit të Ramës dhe Xhafajt, Sandër Lleshi ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e ministrisë, zëvendësministrat dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu