Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka komentuar vendimin e fundit të Presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi. Ndreu u shpreh në studion e Report Tv se Ilir Meta dhe opozitë po tentojnë të fusin vendin në kolaps.
“Nuk e kuptoj çfarë do na thotë më shumë Meta, se sa i ka thënë Ramës, kur Rama e tha se ai nuk ka thënë asgjë. Grada e Sandër Lleshit nuk ka lidhje fare, sepse do jepte argument Presidenti.
Nuk e di pse e ka refuzuar Meta, janë çështjet atje. Unë mendoj se opozita është kapur mat dhe Meta ‘de facto’ përfaqëson opozitën, jo popullin. Po e fusin vendin në kolaps të panevojshëm, me dashje”, tha Ndreu.
I pyetur për hapin tjetër të mazhorancës, nëse Meta nuk tërhiqet, Ndreu tha se ka disa opsione, por mund të ngrihet edhe Gjykata Kushtetuese.
Hapi tjetër, nëse Meta nuk e dekreton Lleshin?
Ndreu: Ka disa opsione, po hulumtohet mbi rrugët. Mbase shumë shpejt mund të ngrihet Gjykata Kushtetuese, që e zgjidh këtë ngërç, sepse këtë shfrytëzoi Meta.