Champions League mbylli xhiron e parë të ndeshjeve të 1/8 e finales, me dy duele majft të forta të luajtura sot në mbrëmje. Kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Seviljes dhe Mancester Junajtid, e cila dhuroi emocione dhe spektakël, por nuk prodhoi gola, si dhe ndeshja e luajtur në Ukrainë midis Shakhtjor Donetsk e Romës, fituar nga ukrainasit me përmbysje 2-1. Në pjesën e parë shënoi Roma me anë të Under, por në pjesën e dytë përmbysën vendasit me anë të Ferreirës dhe Fred, një rezultat që i bën ukrainasit pretendentë për të kaluaqr në cerekfinale.
Natyrisht, ndeshja e kthimit do të luhet në Romë dhe italianët do të shfrytëzojnë këtë element për të përmbysur rezultatin e mbrëmjes së sotme, por situata për Romën duket e komplikuar. Sa i takon duelit të Seviljes me Junajtid rezultati favorizon dukshëm anglezët që do ta luajnë duelin e kthimit në “Old Trafford” dhe skuadra e Hoze Murinjos shihet si favorite për të shkuar më tej, ndërsa Sevilja e Vincenzo Montelës do të kërkojë ende me shpresë një rezultat premtues në xhiron e kthimit. /Pamfleti.com
Video e ndeshjes Shakhtar-Roma:
Me poshte jepen castet nga ndeshja Sevilja-Manchester United nepermjet foto